Parashikimet për çmimet e naftës - Pritshmëritë e Goldman Sachs: Mesatarisht 80 USD/fuçi në vitin 2024
Goldman Sachs pret që çmimet e naftës Brent të jenë mesatarisht 80 dollarë për fuçi këtë vit, pavarësisht pasigurive gjeopolitike, duke përmendur një sufiçit të parashikuar prej 0.4 % vitin e ardhshëm
“Nafta Brent qëndron në një interval prej 70 - 85 dollarësh, me kapacitet të lartë rezervë, që kufizon çmimin e vendosur nga OPEC dhe uljen e çmimit të furnizimit me naftë argjilore. Megjithatë, rreziqet janë në rritje”, - tha Goldman Sachs.
Çmimet e naftës u rritën të premten në kontratat e së ardhmes për naftën Brent, që arritën në 74.37 dollarë, pasi Rusia njoftoi se kishte lëshuar një raketë balistike në Ukrainë dhe paralajmëroi për një konflikt të mundshëm në zgjerim, duke ngritur shqetësime për shtrëngimin e furnizimeve me naftë të papërpunuar.
Banka sheh rreziqe të larta për çmimet e Brent-it në afat të shkurtër, të cilat mund të rriten në rreth 80 dollarë në gjysmën e parë të 2025, nëse oferta iraniane bie me 1 milionë fuçi në ditë, si pasojë e zbatimit të sanksioneve më të rrepta. Rreziqet afatmesme të çmimeve po shkojnë drejt rënies duke pasur parasysh kapacitetin e lartë rezervë. Banka e investimeve vlerëson se nafta Brent do të shkojë në rreth 76 dollarë për fuçi në 2025, duke ulur parashikimin e saj për 2026 në 71 dollarë për fuçi me një sufiçit prej 0.9%
Goldman pret që kërkesa për naftë të vazhdojë të rritet edhe për një dekadë tjetër, e nxitur nga rritja e kërkesës totale për energji krahas rritjes së PBB-së dhe sfidave të vazhdueshme të dekarbonizimit të udhëtimeve ajrore dhe produkteve petrokimike.
Sondazh

TruthFi, Trump planifikon të futet në tregun e kriptovalutave - Premtimi: Ti bëjmë SHBA-të “kapitalin e kriptomonedhave të planetit”
Truth Social, platforma e mediave sociale në pronësi të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, duket se po shqyrton një kalim në hapësirën e......

BQE merr masa për luftën tregëtare me SHBA-të - Lagarde: Urgjenca për të integruar tregjet tona të kapitalit është rritur
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde përsëriti thirrjen e saj për integrim ekonomik në të gjithë Evropën, duke argumentuar se......

Sa banorë jetojnë në 1 km² në qarqet e Shqipërisë? Në Tiranë dendësia e popullsisë, rreth 4 herë më e lartë se mesatarja e vendit
Migrimi i brendshëm në Shqipëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e shpërndarjes së popullsisë midis qarqeve, duke krijuar kontraste të......

AMA, bashkëpunim me Portugalinë në fushën audiovizive - Marrëveshja / Kuadër ligjor i përbashkët, edukim mediatik dhe monitorim i përmbajtjes
Krijimi i një kuadri ligjor për rritjen e bashkëpunimit në fushën audiovizive dhe ndihmës së përbashkët, ndërmjet rregullatorëve të dy vendeve”. Ky është......

Janar-tetor, transfertat në euro u rritën me 33 për qind - Vijon rritja me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi
Transfertat kombëtare në euro po rriten me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri për 10 muajt e parë të......

Vota e emigrantëve, Rama takim me shqiptarët në Londër - Turi i bashkëbisedimit me diasporën për zgjedhjet parlamentare 2025
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e diel takim me shqiptarët në Londër. Kjo vizitë në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit,......

Spanja gjobit Ryanair dhe EasyJet për tarifa “abuzive” - Ministria e të Drejtave të Konsumatorit, 187 mln USD gjoba për tarifat e bagazheve të kabinës
Ministria e të Drejtave të Konsumatorit të Spanjës gjobiti pesë linja ajrore me buxhet të ulët për “praktika abusive”, duke përfshirë tarifat shtesë për......

Bankat arkëtuan 70 mld lekë nga interesat - Shpenzimet për depozitat, shumëfish më të larta se vitin e kaluar
Deri në fund të 2024-ës, fitimet e bankave nga interesat pritet të tejkalojnë rekordin e vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë......