Bota Postuar më 26 Prill 2025, 11:24

Papa “bashkon” politikanët - Udhëheqës nga gjithë bota në ceremoninë e varrimit

Nga Kristi Ceta

Papa “bashkon” politikanët - Udhëheqës nga

Sot i është dhënë lamtumira e fundit Papa Françeskut, ku arkivoli u vendos në Sheshin e Shën Pjetrit të shtunën në fillim të Meshës mortore, ku morën pjesë një numër i madh njerëzish, duke përfshirë udhëheqës të fuqishëm botërorë, pelegrinë dhe prelatë.

Duartrokitje u dëgjuan ndërsa arkivoli i dekoruar me një kryq të madh, doli nga Bazilika e Shën Pjetrit. Këmbanat ranë ndërsa udhëheqësit nga më shumë se 150 vende zunë vendet e tyre. Personazhe të shquara përfshinin, Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili pati disa përplasje me Papa Françeskun për qëndrimet e tyre krejtësisht të kundërta mbi emigracionin.

Në ceremoni morën pjesë 220 kardinalë, 750 peshkopë dhe më shumë se 4,000 priftërinj. Mijëra qytetarë nxituan drejt Vatikanit që në orët e para të mëngjesit. Shumë prej tyre ngritën kampe për të siguruar vende në krye të turmës për ceremoninë.

Papa argjentinas ndërroi jetë të hënën, në moshën 88-vjeçare. Gjatë tre ditëve të fundit, rreth 250,000 njerëz kaluan pranë trupit të tij, që ishte vendosur në një arkivol të hapur para altarit të Bazilikës së Shën Pjetrit të shekullit të 16-të.

Midis krerëve të shteteve që fluturuan në Romë ishin presidentët e Argjentinës, Francës, Gabonit, Gjermanisë, Filipineve, Polonisë dhe Ukrainës, së bashku me kryeministrat e Britanisë dhe Zelandës së Re, si dhe shumë anëtarë të familjeve mbretërore evropiane. Duartrokitje u dëgjuan në shesh kur u shfaq Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy. Një nga figurat e shquara të para që mbërritën, ishin ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe gruaja e tij, Jill.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, Françesku kërkoi një varrim më modest. Në vitin 2024, ai ndryshoi rregullat e hershme që kërkonin tre arkivole, dy prej selvie dhe lisi, si dhe një prej plumbi, njëri brenda tjetrit. Sipas rregullave të reja, papët tani mund të varrosen në një arkivol të vetëm prej druri, të veshur me zink. Ndryshimi i rregullit lejon gjithashtu varrimin jashtë Vatikanit, sipas dëshirave të Françeskut.

Ai vendosi që arkivoli i tij të transferohej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, një kishë jashtë mureve të Selisë së Shenjtë. Françesku është papa i parë që varroset atje që nga vitet 1600, dhe i pari në më shumë se 100 vjet që do të varroset jashtë Vatikinate.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat