Oqeanet, më të ngrohtë se më parë - Sipas Copernicus, temperatura mesatare globale arriti 21,1 gradë Celsius

Më 22 gusht oqeanet ishin më të ngrohtë se më parë, që nga fillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të BE-së Copernicus temperatura mesatare globale e deteve dhe oqeaneve arriti në 21,1 gradë Celsius.
Studiuesit e klimës u habitën veçanërisht nga koha e këtij rekordi. Zakonisht temperaturat e deteve dhe oqeaneve në mbarë botën janë më të larta në muajt mars dhe prill, pra pas verës në hemisferën jugore. Rekordi i mëparshëm prej 21,09 gradësh ishte regjistruar në mars të vitit 2024.
Vlera e re rekord vjen pas një sërë rekordesh mujore që janë matur gjatë këtij viti. Sipas ekspertëve, rekordi i ri është kryesisht pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë, veçanërisht nga djegia e naftës, gazit natyror dhe e qymyrit.
Temperaturat po rriten edhe më tej për shkak të fenomenit klimatik El Niño në Oqeanin Paqësor, i cili shfaqet çdo disa vjet dhe shkakton temperatura veçanërisht të larta në rajonet tropikale.
Rekordi i ri i temperaturave është një tjetër shenjë se oqeanet janë gjithnjë e më shumë nën presion. Me rritjen e temperaturave në dete dhe oqeane, shtohen edhe rreziqet për banorët e zonave bregdetare dhe ekosistemet. Një nga pasojat është shkatërrimi i koraleve në mbarë botën, i cili konsiderohet një pikë kritike klimatike. Për këtë rrezik, shkenca ka paralajmëruar prej vitesh.
Sipas Copernicus, temperaturat më të larta të oqeaneve dhe deteve rrisin gjithashtu rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit. Një oqean më i ngrohtë çliron më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë, gjë që mund të shkaktojë reshje më të dendura dhe stuhi më të fuqishme. Po ashtu ai mund ta thithë CO₂-në nga atmosfera në mënyrë më pak efikase, duke dobësuar kështu një nga mekanizmat më të rëndësishëm natyrorë mbrojtës kundër ndryshimeve klimatike.
Hapet konsultimi publik për aktet nënligjore për zbatimin e Ligjit për Lobimin
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka hapur procesin e konsultimit publik për paketën e projektakteve......
Takimi i Pogradecit, Rama: Transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë
Pas dokumentit të njohur si “Besa” kryeministri Edi Rama, pas takimeve politike në Pogradec ka folur edhe për bazën teknologjike të “Pasqyra Albania”, që do......
“35% energji të rinovueshme në transport” - Objektivi më i lartë në rajon, Komuniteti i Energjisë: Politikat që nevojiten
Shqipëria ka vendosur objektivin më ambicioz mes 9 vendeve të Komunitetit të Energjisë për përdorimin e burimeve të rinovueshme në transport. Deri në vitin......
Sa e lehtë është për të huajt të blejnë pronë në Durrës? Procesi është relativisht i arritshëm, por dokumentet mbeten sfida kryesore
Durrësi vijon të jetë një nga qytetet shqiptare më tërheqëse për blerësit e huaj që kërkojnë të investojnë në prona, veçanërisht në apartamente pranë zonave......
'Firmat e energjisë nuk duhet të shfrytëzojnë konsumatorët' – 6 vende europiane kërkojnë taksë mbi fitimet e kompanive të naftës
Gjashtë vende të Bashkimit Evropian kanë intensifikuar thirrjet për vendosjen e një takse mbi fitimet e papritura të kompanive të naftës, duke argumentuar se......
Pensionet, si kanë ndryshuar ndër vite? - Në 5 vjet, 28 euro më shumë për qytetin dhe 25 euro për fshatin
Skema e pensioneve po përballet me një presion më të lartë si për nga numri i pensionistëve por edhe nga nevoja e vazhdueshme për rritjen e masës së......
Shqipëria shton blerjet e krerëve të gjallë nga jashtë/ Korriku sjell një nga faturat më të larta historike, mbi 3 mijë tonë në një muaj
Importet e kafshëve të gjalla u rritën ndjeshëm gjatë korrikut, duke u ngjitur pranë niveleve më të larta historike. Vetëm brenda një muaji, Shqipëria......
Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra zjarri të raportuara, 6 vijojnë aktive
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 të tjera mbahen nën mbikëqyrje, njoftoi......

