Bota Postuar më 6 Shtator 2025, 10:52

OpenAI sfidon tregun e gjysmëpërçuesve - Startup-i do të prodhojë çipin e parë të inteligjencës artificiale në 2026

Nga Kristi Ceta

OpenAI sfidon tregun e gjysmëpërçuesve - Startup-i do të

OpenAI pritet të prodhojë çipin e vet të inteligjencës artificiale vitin e ardhshëm, në partneritet me gjigantin amerikan të gjysmëpërçuesve Broadcom, sipas Financial Times, Startup-i planifikon ta përdorë këtë çip për nevojat e veta të brendshme dhe jo ta shesë për klientë të jashtëm, tha një person i afërt me projektin.

OpenAI, që ndihmoi në komercializimin e inteligjencës artificiale gjeneruese, të aftë për të prodhuar përgjigje pothuajse njerëzore ndaj pyetjeve, mbështetet te fuqia e madhe kompjuterike për të trajnuar dhe operuar sistemet e veta.

Vitin e kaluar, Reuters raportoi se OpenAI po punonte me Broadcom dhe Taiwan Semiconductor Manufacturing Co (TSMC) për të zhvilluar çipin e vet të parë të brendshëm, që do të fuqizonte sistemet e teknologjisë inovatore, duke përfshirë gjithashtu çipet e AMD dhe Nvidia-s për të përmbushur kërkesat në rritje. Në atë kohë, OpenAI kishte shqyrtuar disa opsione për të diversifikuar furnizimin dhe për të ulur kostot.

Krijuesi i ChatGPT është në fazën përfundimtare të çipit të tij të parë dhe planifikon ta dërgojë për prodhim në TSMC, sipas burimeve të Reuters.

Një zyrtar i lartë i Broadcom tha se kompania pret një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga inteligjenca artificiale për vitin fiskal 2026, pas sigurimit të më shumë se 10 miliardë dollarëve në porosi nga një klient i ri, pa e zbuluar emrin. Në fillim të këtij viti, ai kishte lënë të kuptohej për katër klientë të rinj potencialë që ishin “thellësisht të angazhuar” për të krijuar çipet e tyre të personalizuara, përveç tre klientëve të mëdhenj ekzistues.

Lëvizja e OpenAI vjen pas përpjekjeve të kompanive si Google, Amazon dhe Meta, që kanë ndërtuar çipet e tyre të personalizuara për të përballuar ngarkesat e punës në fushën e inteligjencës artificiale, ndërsa kërkesa për fuqinë kompjuterike po rritet.

Shqipëria 5 Shtator Scan TV

Hapet për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

5 shtatori shënon hapjen zyrtare për kalimin e automjeteve në rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Aksi ka një gjatësi totale prej 43.8 km dhe është një rrugë e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat