OpenAI ka nevojë për më shumë kapital/ Bordi i kompanisë prezanton planin për t’u bërë fitimprurës
Kompania OpenAI njoftoi se, për të shkuar drejt një strukture të re fitimprurëse në vitin 2025, do të krijojë një korporatë me përfitim publik për të mbikëqyrur operacionet tregtare, duke hequr disa nga kufizimet e saj jofitimprurëse. Kjo do ti lejojë kompanisë të funksionojë më shumë si një startup me rritje të shpejtë. “Qindra miliarda dollarët që kompanitë e mëdha po investojnë në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale tregojnë se çfarë do të duhet që OpenAI të vazhdojë të ndjekë misionin”, njoftoi bordi i OpenAI në një postim. “Ne edhe një herë duhet të mbledhim më shumë kapital sesa e kishim imagjinuar. Investitorët duan të na mbështesin, por, në këtë shkallë kapitali, kanë nevojë për kapital konvencional”, thuhet në njoftim.
Presioni mbi OpenAI është i lidhur me vlerësimin prej 157 miliardë dollarësh, i arritur në vetëm dy vite, që kur kompania lançoi chatbot-in e saj viral, ChatGPT, dhe nisi bumin e inteligjencës artificiale gjeneruese. OpenAI mbylli raundin e fundit prej 6.6 miliardë dollarësh në tetor, duke u përgatitur për të konkurruar në mënyrë agresive me xAI të Elon Musk, si dhe me Microsoft, Google, Amazon dhe Anthropic, në një treg që parashikohet të arrijë në 1 trilion dollarë të ardhura brenda një dekade.
Zhvillimi i modeleve të mëdha gjuhësore të ChatGPT dhe produkteve të tjera gjeneruese të Inteligjencës Artificiale kërkojnë një investim të vazhdueshëm në procesorë me fuqi të lartë, të ofruar kryesisht nga Nvidia, dhe infrastrukturën “cloud”, të cilën OpenAI e merr nga financuesi kryesor, Microsoft. OpenAI parashikon rreth 5 miliardë dollarë humbje në gjatë këtij viti.
Duke u shndërruar në një korporatë me përfitim publik në Delaware “me aksione të zakonshme”, OpenAI thotë se mund të ndjekë operacione komerciale, ndërsa punëson veçmas një staf për degën jofitimprurëse, e cila mund të merret me aktivitete bamirësie në kujdesin shëndetësor, arsimin dhe shkencën.
Struktura komplekse e OpenAI, siç ekziston sot, është rezultat i krijimit të saj si një organizatë jofitimprurëse në 2015. Kompania u themelua nga Sam Altman, Elon Musk dhe disa të tjerë si një laborator kërkimor, i fokusuar në inteligjencën e përgjithshme artificiale, që ishte një koncept tërësisht futuristik për kohën.
Sondazh

Fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme të vitit 2024/ Vranë 2000 njerëz dhe shkaktuan 229 miliardë dollarë dëme
10 fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme në botë të vitit 2024 shkaktuan 229 miliardë dollarë dëme dhe vranë 2000 njerëz, ka zbuluar analiza e fundit......

Kredia për blerje banese, me rritje në Nëntor/ Por, sektori privat është "shtysa" kryesore e rënies së kreditimit
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Nëntor të këtij viti fiksohet në 24.4 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......

Qeveria e SHBA rrezikon falimentin- Yellen, thirrje ligjvënësve të rrisin tavanin e borxhit deri më 14 janar
Departamenti i Thesarit në SHBA mund të detyrohet të marrë “masa të jashtëzakonshme” deri më 14 janar, për të parandaluar falimentimin e vendit në pagimin e......

Vendimi i qeverisë/ Miratohet koncesioni për Milot-Thumanë
Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën e koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe......

Vendimi/ E premtja e 3 janarit, pushim zyrtar!
Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, 3 janar të jetë ditë pushimi. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e......

Nisja e negociatave, Shqipëria blen pronë në Bruksel! Do të shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE
Shqipëria do të blejë një pronë në Bruksel që do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë Bashkimit Europian. Vendimi përcakton se Ministria për Evropën......

Ekskluzive/ Flet zëvendëskryeministrja Belinda Balluku - 2024, ishte viti i infrastrukturës. Në 2024 prioritet Korridori VIII
Punimet e kantierit të Unazës së Madhe të Tiranës kanë përfunduar, ndërsa është hapur tërësisht qarkullimi i automjeteve. Unaza e madhe e Tiranës ka një......

Unaza e madhe, hapet plotësisht për qarkullim- Me gjatësi totale 29 km pritet të “çlirojë” trafikun në Kryeqytet
Një ndër veprat instrukturore më të rëndësishme në Tiranë, Unaza e Madhe është e hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve. Të pranishëm në hapjen e kësaj......