OpenAI hap një epokë të re tregtie/ Blerje direkte në ChatGPT, ja si do të funksionojë procesi
Në një lëvizje që mund të ridrejtojë rrjedhën e tregtisë online, OpenAI njoftoi funksionalitetin Instant Checkout për ChatGPT, në bashkëpunim me Etsy dhe Shopify. Me këtë veçori, përdoruesit në SHBA mund të bëjnë blerje direkt në chat pa u larguar nga ndërfaqja ndërsa tregtarët do të paguajnë një komision për secilën transaksion të përfunduar.
OpenAI shpjegon se produktet do të renditen sipas rëndësisë dhe nuk do të favorizohen ato që aktivizojnë Instant Checkout. Megjithatë, sipas Kevin Indig, këshilltar për rritje në Hypergrowth Partner, kjo metodë e re mund të rivalizojë përkohësisht reklamimin si burim të ardhurash për platforma, në vend që t’i paguajnë reklama, tregtarët thjesht paguajnë për transaksionet e realizuara me ndihmën e OpenAI.
Në deklaratat e kompanisë, thuhet gjithashtu se në versionin fillestar, Instant Checkout mbështet vetëm blerje për një artikull në një kohë por planet për përkrahjen e me shumë artikujve dhe zgjerimin e shërbimit në më shumë vende janë në zhvillim e sipër.
Ky zhvillim mund të jetë një sinjal për të ardhmen e tregtisë së integruar me inteligjencën artificiale: përdoruesit nuk do të kërkojnë më produkte në dhjetëra faqe apo aplikacione, por do të mund të kryejnë të gjithë procesin e blerjes brenda një bisede. Për bizneset, kjo hap derën për një kanal krejtësisht të ri shitjesh, ku suksesi nuk do të matet më vetëm me klikime dhe shikime, por me blerje të përfunduara në kohë reale.

Centrale diellore 105.6 MW në Memaliaj, Selenicë e Malësi/ Aplikimet e reja pranë MIE, projektet nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
Interesi i sektorit privat për ndërtimin e centraleve fotovoltaike mbetet në rritje, teksa 3 aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së......

Milot – Balldre, shtyhet afati për dorëzimin e ofertave/ Kontrata e koncesionit 365 mln euro, punimet duhet të mbyllen 30 muaj nga nënshkrimi
Kompanitë do të kenë edhe një javë shtesë për dorëzimin e ofertave për aksin rrugor Milot – Balldre. Gjatë rihapjes së garës nga Ministria e......

Bosnje-Hercegovina, 137 mln euro për Korridorin 5/ Aksi rrugor luan një rol kyç për transportin dhe tregtinë në rajon
Qeveria e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftoi se ka siguruar një grant prej 136.7 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e një segmenti verior të......

Operacioni “SCAMS”, arrestime e konfiskime për mashtrim financiar/ Pranga administratorit të call-center, sekuestrohen mbi 100 mijë euro
Drejtoria për Hetimin të Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit ka zbuluar dhe mbyllur një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për......

Projektligj për fëmijët pa kujdes prindëror/ Mbështetje financiare për familjet kujdestare
Qeveria kahedhur për konsultim publik një projektligj të ri për kujdesin alternativ në familje. kujdesi për fëmijët që mbeten pa prindër ose në rrezik......

“Investitorët i besojnë më shumë lekut”/ Fondet në valutë rriten, por tregu i investimeve dominohet nga ato në monedhën vendase
Tregu i fondeve të investimit në Shqipëri vijon të zgjerohet, megjithatë të dhënat e fundit tregojnë një dinamikë të ndryshme mes fondeve që operojnë në......

Nafta në bujqësi, shpallen 1277 fituesit e parë/ Sa para’ do të përfitojnë fermerët sipas kulturës bujqësore?
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka publikuar listën emrave të 1277 përfituesve të parë të naftës për punime të mekanizuara në bujqësi. Sipas......

Kryeministri Rama: Aty ku vihen zjarre do ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit për 30 vjet
Kryeministri Edi Rama në prazantimin e një kapitulli të ri për emergjencat civile, ka bërë të qartë se bazuar në rastet e shpeshta të zjarrvënieve të......