Bota Postuar më 31 Tetor 2025, 09:41

OpenAI, bashkëpunim me PayPal - Marrëveshja lejon përdoruesit të blejnë produkte përmes ChatGPT

Nga Kristi Ceta

OpenAI, bashkëpunim me PayPal - Marrëveshja lejon përdoruesit

PayPal po bashkëpunon me OpenAI për t’u mundësuar përdoruesve të blejnë produkte drejtpërdrejt përmes chatbot-it të inteligjencës artificiale, ChatGPT.

Sipas marrëveshjes, përdoruesit e PayPal do të kenë mundësi të kryejnë blerje përmes një sistemi të menjëhershëm pagesash, ndërsa shitësit që përdorin PayPal do të mund të përfundojnë transaksionet brenda ChatGPT.

Burime zyrtare nga PayPal, theksuan se kompania synon të krijojë një përvojë ku përdoruesit mund të kalojnë “nga biseda deri te pagesa me vetëm disa klikime”. Konsumatorët do të kenë qasje edhe në portofolin digjital të PayPal, që përfshin llogarinë bankare, bilancin dhe kartat e tyre. Përmes platformës së OpenAI, ata do të mund të ndjekin blerjet e kryera dhe të paraqesin ankesa për porositë.

Për shitësit, PayPal do të menaxhojë proceset si “drejtimin e tregtarëve, verifikimin e pagesave dhe organizimin e porosive”, duke mundësuar që miliona produkte të jenë të disponueshme për blerje në ChatGPT.

OpenAI tashmë ka filluar të zgjerohet në tregtinë elektronike me iniciativën “Buy it in ChatGPT”, që u lejon përdoruesve në Shtetet e Bashkuara të blejnë drejtpërdrejt nga shitësit e Etsy. Kompania njoftoi gjithashtu se marrëveshje me “mbi një milion tregtarë në Shopify” priten të bëhen së shpejti funksionale.

Në muajt e fundit, PayPal ka njoftuar gjithashtu partneritete të ngjashme me Google dhe Perplexity për krijimin e përvojave të blerjeve përmes inteligjencës artificiale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat