Bota Postuar më 2 Tetor 2025, 10:31

OpenAI arrin vlerën 500 miliardë USD - Shiten aksione me vlerë 6.6 miliardë dollarë tek investitorë globalë

Nga Kristi Ceta

OpenAI arrin vlerën 500 miliardë USD - Shiten aksione me vlerë

OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, ka arritur një vlerësim prej 500 miliardë dollarësh, pas një marrëveshjeje në të cilën punonjës aktualë dhe ish-punonjës shitën rreth 6.6 miliardë dollarë në aksione.

Kjo përfaqëson një rritje të ndjeshme nga vlerësimi i mëparshëm prej 300 miliardë dollarësh. Reuters kishte raportuar për detajet e kësaj shitjeje aksionesh më herët në muajin gusht.

Si pjesë e marrëveshjes, punonjësit e OpenAI shitën aksione tek një konsorcium investitorësh që përfshin Thrive Capital, SoftBank, Dragoneer Investment Group dhe MGX nga Abu Dhabi, sipas një burimi që foli në kushte anonimiteti.

Ai tha se kompania kishte autorizuar shitjen e aksioneve në tregun dytësor me vlerë mbi 10 miliardë dollarë. Kjo shitje i shtohet investimit të mëparshëm të SoftBank në raundin e financimit primar të OpenAI, me vlerë 40 miliardë dollarë.

OpenAI gjeneroi rreth 4.3 miliardë dollarë të ardhura në gjysmën e parë të vitit 2025, rreth 16% më shumë se të ardhurat që pati gjatë gjithë vitit të kaluar, raportoi portali The Information.

Kjo marrëveshje vjen në një moment kur gjigantët e teknologjisë po konkurrojnë ashpër për tërheqjen e talenteve në fushën e inteligjencës artificiale, duke ofruar paketa shpërblimesh shumë të larta. Meta, në veçanti, ka investuar miliarda në kompaninë Scale AI dhe ka rekrutuar CEO-n e saj, për të drejtuar njësinë e re të superinteligjencës.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat