OPEC+ nxit rënien e çmimeve të naftës - Organizata shton prodhimin për muajin gusht, kërkesa e zbehtë
OPEC+ vendosi të rrisë mbi pritshmëritë prodhimin e naftës për muajin gusht, duke shkaktuar rënien e çmimeve në treg. Ndërkohë, pasiguritë tregtare rreth tarifave amerikane kanë zbehur kërkesën.
Çmimet e naftës pësuan rënie të hënën, pasi OPEC+ surprizoi tregjet duke vendosur një rritje të papritur të prodhimit për muajin gusht. Po ashtu, paqartësitë lidhur me tarifat amerikane dhe ndikimin e tyre në rritjen globale ekonomike ulën pritshmëritë për kërkesën.
Kontratat e naftës së papërpunuar Brent zbritën me 47 cent (0.69%) në 67.83 dollarë për fuçi, ndërsa Ëest Texas Intermediate (ËTI) u ul me 0.95 dollarë (1.42%), duke arritur në 66.05 dollarë për fuçi.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj, grupi i njohur si OPEC+, ra dakord të shtojë prodhimin me 548,000 fuçi naftë në ditë për muajin gusht. Sipas analistëve, kjo rritje sinjalizon një garë më agresive për përfitimin e pjesës së tregut dhe një tolerancë më të madhe ndaj rënies së çmimeve dhe të ardhurave.
Rritja e planifikuar për gushtin pason nivelet mujore të rritura të prodhimit prej 411,000 fuçi në ditë në maj, qershor dhe korrik, dhe 138,000 fuçi për ditë në prill. Megjithatë, deri tani shtimi real në prodhim ka qenë më i ulët se plani dhe shumica e ofertës së re ka ardhur nga Arabia Saudite. Vendi ngriti çmimin e naftës së saj “Arab Light” për Azinë në nivelin më të lartë katërmujor.
Në të njëjtën kohë, çmimet e naftës ranë pjesërisht pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan për një vonesë në vendosjen e tarifave, pa dhënë detaje mbi ndryshimet e ardhshme. Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë afër përfundimit të disa marrëveshjeve tregtare dhe do të njoftojnë vendet e tjera për tarifat e reja më 9 korrik.
Në muajin prill, Trump shpalli një normë bazë tarifash prej 10% ndaj shumicës së vendeve dhe tarifa "reciproke" deri në 50%, por shtoi se taksat mund të shkojnë deri në "60% ose 70%" në disa raste, duke krijuar paqartësi të mëtejshme.

‘National Geographic’: Riviera shqiptare perfekte për një udhëtim. Rrugëtimi nga Vlora në Ksamil ndryshe në “Maldivet e Europës”!
Prestigjiozja National Geographic i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke e përshkruar si një destinacion ideal për udhëtime me makinë. “Pse Riviera......

Pas Samitit të Brazilit, Trump tarifa 10% për vendet e BRICS - Aleanca e vendeve në zhvillim kritikoi tarifat tregtare të Trump
Presidenti Donald Trump paralajmëroi një tarifë shtesë prej 10% për çdo vend që përputhet me politikat “antiamerikane” të grupit BRICS. Aleanca e vendeve në......

Nike, tarifat e Trump kushtojnë 1 miliard USD - Kompania do të zvogëlojë prodhimin në Kinë për të reduktuar humbjet
Nike pret që tarifat e vendosura nga administrata Trump të rrisin kostot me rreth 1 miliard dollarë. Kompania planifikon të reduktojë prodhimin në Kinë dhe......

Hapen regjistrimet për klasat e para e të dhjeta në e-albania - Procedura kryhet online, afati i regjistrimit do të zgjasë deri më 31 gusht
Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta janë hapur sot në e- Albania për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2025-2026 Sipas njoftimit të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 82.6 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë duke rikuperuar pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Ministri Malaj, vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas - "Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik"
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore......

Situata e zjarreve në vend - Emergjencat Civile raportojnë mbi vatrat aktive dhe mobilizimin e tyre
Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile, informon mbi situatëne zjarreve në vend, ndërsa bën një panoramim të situatës se ku janë aktive vatrat e zjarrit.......

"Gjoba dhe ndjekje penale për shkatërrim të pronës publike" - Kryeministri Rama vijon angazhimin për lirimin e hapësirave
Kryeministri Edi Rama vijon angazhimin për rikthimin tek qytetarët të hapësirave publike, të zëna nga bizneset. Në një postim në X, kreu i qeverisë......