OPEC+, drejt pezullimit të rritjes së prodhimit/ Vendimmarrja për 2027, në varësi të furnizimit nga Ngushtica e Hormuzit
OPEC+, që përbëhet nga vendet anëtare të OPEC dhe aleatët e tjerë me në krye Rusinë, me shumë mundësi do të ndalojë rritjen e prodhimit duke nisur nga tetori, ndërsa përballet me bisedime potencialisht të vështira mbi kuotat e reja të prodhimit. Ky vendim përkthehet në rreth 2 milionë fuçi më pak në ditë që do të ndahet mes të gjitha vendeve të OPEC+, derisa grupi të vendosë se si do të shpërndajë furnizimin shtesë midis anëtarëve.
Ky debat është i ndërlikuar për shkak të kërkesës konkurruese për kuota më të larta dhe çrregullimeve të shkaktuara nga lufta e Iranit, që kanë ulur ndjeshëm kapacitetin efektiv të grupit të prodhuesve. “Lidhur me nivelet e ardhshme të prodhimit, shumë gjëra varen nga mënyra se si do të zhvillohet konflikti në Lindjen e Mesme”, tha Giovanni Staunovo, një analist i bankës UBS. “Gjithashtu, grupi po kalon një proces në përcaktimin e niveleve maksimale të kapacitetit të prodhimit për të gjitha shtetet anëtare. Kjo ndoshta do të vendosë bazën për rregullime të mëtejshme të prodhimit”, shtoi ai.
Shtatë anëtarë kryesorë të OPEC+, Arabia Saudite, Rusia, Iraku, Kuvajti, Algjeria, Kazakistani dhe Omani, në një takim që pritet të zhvillohet në 2 gusht, ka të ngjarë të rrisin objektivin e tyre të prodhimit me rreth 188,000 fuçi në ditë për shtatorin, njësoj si për qershorin, korrikun dhe gushtin, thanë burime të OPEC+ për Reuters.
Megjithatë, rritjet e kuotave gjatë këtij viti kanë mbetur kryesisht në letër, pasi lufta në Irani i detyroi vendet e Lindjes së Mesme të ulnin eksportet e naftës. Politikat mbi prodhimin të OPEC+ për vitin 2027 ka të ngjarë të ndikohet nga një numër faktorësh, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm.
Njëkohësisht, OPEC+ po kryen një rishikim të kapaciteteve prodhuese të naftës të vendeve anëtare, i cili do të shërbejë për përcaktimin e niveleve bazë të prodhimit për vitin 2027, mbi të cilët më pas do të vendosen kuotat e secilit vend. Sipas njërit prej burimeve, grupi duhet të përfundojë këtë proces përpara se të marrë vendime për hapat e mëtejshëm. Disa anëtarë të grupit, përfshirë Irakun, po bëjnë presion për kuota më të larta individuale për të reflektuar kapacitet më të lartë. Një faktor tjetër i rëndësishëm është perspektiva e tregut të naftës për vitin 2027, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret një suficit të konsiderueshëm, në varësi të ecurisë së furnizimit përmes Ngushticës së Hormuzit.
Evropa, viti më i keq për zjarret në pyje/ Zonat e djegura arrijnë sipërfaqen e Luksemburgut
Spanja është vendi i BE-së që është goditur më rëndë nga zjarret e këtij viti, duke regjistruar pjesën më të lartë të tokës së djegur në Evropë në krahasim......
BE ndryshon rregullat e ndihmës shtetërore/ Mbështetje për bizneset dhe industritë në vështirësi
Komisioni Evropian po rishikon kuadrin rregullator për ndihmën shtetërore, që synon shpëtimin dhe ristrukturimin e kompanive në vështirësi. Kjo iniciativë......
Më shumë të rinj punojnë me kontrata të përkohshme/ Meshkujt dhe personat me arsim të ulët janë më të prekurit
Tregu i punës në Shqipëri po shfaq një prirje gjithnjë e më të dukshme drejt punësimit me kontrata të përkohshme, veçanërisht për të rinjtë që sapo hyjnë në......
Karakaçi inspekton punimet e bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare
Bypass-i i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor për të cilin ka nisur puna në terren në dy fazat e para. Kjo vepër ka një gjatësi......
Beja: Kodi Doganor i përafruar me legjislacionin evropian, presim dakordësinë nga BE
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, deklaroi sot se administrata doganore shqiptare është në pararojë të proceseve integruese me Bashkimin......
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, synojmë 4% rritje në fund të vitit
Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit......
Binaj: 2'400 aplikime nga fermerët për rimbursimin e TVSH, pagesat nisin në gusht
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, deklaroi se skema e rimbursimit 10% të TVSH-së për fermerët po zhvillohet normalisht, ndërsa numri i......
Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet
Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike kanë vijuar trendin rënës edhe gjatë 6-mujorit të parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga......

