Çokollatat, më të shtrenjta këtë Shën Valentin/ Çmimet janë rritur me 20%, për shkak të kostove të larta të kakaos

Çokollatat do të jenë më të shtrenjta këtë Shën Valentin. Teksa dita e kësaj feste po afron, çmimet pritet të rriten me 10-20% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo vjen për shkak të kakaos, kostoja e së cilës është më shumë se dyfishuar që nga fillimi i vitit 2024.
Çmimi i kakaos arriti një rekord prej 12,646 dollarë për ton metrik në dhjetor. Vitet e motit të keq në rajonin kryesor të prodhimit të kakaos në Afrikën Perëndimore dhe sëmundjet e kakaos kanë penguar prodhimin.
Në dy vitet e fundit, kostoja e prodhimit të çokollatës është rritur me më shumë se 167%, sipas Indeksit të Çmimeve të Prodhuesit. Shitësit me pakicë kanë rritur çmimet e çokollatës si përgjigje ndaj situatës.
Në raportin e vitit 2024, prodhuesi zviceran i çokollatës Lindt tha se ishte një “vit sfidues i karakterizuar nga kosto rekord të larta të kakaos, rritje të konsiderueshme të çmimeve dhe rënie të besimit të konsumatorëve”. Kompania tha se rriti çmimet e saj dhe pret që ky trend të vazhdojë në vitin 2025.
Kontratat e së ardhmes së kakaos janë rritur me 143% vitin e fundit, por sa herë që bie shi në Afrikën Perëndimore, e ardhmja ndryshon, shprehen analistët.
Bregu i Fildishtë dhe Gana prodhojnë 70% të të gjithë kakaos. Por me kalimin e viteve, prodhimi në këto vende të Afrikës Perëndimore është bërë më pak i besueshëm përballë motit dhe sëmundjeve të paparashikueshme.
Kjo u lë mundësi vendeve të tjera si Ekuadori për të hyrë në treg. Por problem është se duhen katër deri në gjashtë vjet për të korrur një pemë kakao pas mbjelljes.
Sondazh

BE, 422 mln euro për dekarbonizimin e transportit/ Projekti përfshin investime në sektorin rrugor, detar dhe ajror
Bashkimi Evropian po ndërmerr një hap të madh në strategjinë e kundër karbonit, duke alokuar 422 milionë euro për të zgjeruar infrastrukturën e karburanteve......

KQZ dhe SPAK, bashkëpunim për parandalimin e krimeve zgjedhore
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të......

Inteligjenca artificiale për anëtarësimin në BE- Rama: Shqipërisë ju hap një “derë” tjetër nga Brukseli
Prezantohet moduli i Inteligjencës Artificiale i zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më tepër......

“Ndërtimi dhe shërbimet rritën ekonominë”- Themeli: Forcimi i kursit të këmbimit mbajti nën kontroll inflacionin
Ekonomia shqiptare do të vijojë të ketë një trend pozitiv zhvillimi edhe gjatë vitit 2025. Raporti i sapo publikuar i Bankës së Shqipërisë mbi politikën......

Kompensimi, lëvrohet kësti për 32 vendime të subjekteve të shpronësuara
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se në fillim të vitit buxhetor 2025, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 32 vendime të......

Vodafone dhe One, nën hetim paraprak- KK: Sjelljet e tyre mund të përbëjnë kufizim të konkurrencës në treg
Komisioni i Konkurrencës, vendosi nën hetim paraprak Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Referuar njoftimit......

“Djemtë në emigrim, vajzat në auditore”- Instat: 2 nga 6 fakultete të Tiranës, kanë reth 90% të studentëve vajza
Edhe pse raporti i studentëve që regjistrohen në ciklet e studimeve bachelor është në rënie konstante vit pas viti, një fenomen i dukshëm është rritja e......

Përllogaritje e re për huatë deri në 200 mijë lekë- Ulet norma efektive maksimale e interesit për kreditë konsumatore
Norma maksimale e interesit për kreditë konsumatore do të jetë më e ulët në vijim. Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në rregulloren e Bankës së......