Bota Postuar më 31 Janar 2026, 11:19

OKB, rrezik për kolaps financiar nga tarifat e pashlyera - Sekretari Guterrez: Të respektohen afatet e detyrimeve nga anëtarët

Nga Dorian Koça

OKB, rrezik për kolaps financiar nga tarifat e pashlyera - Sekretari

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, bëri me dije se organizata është në rrezik të "kolapsit të afërt financiar", duke përmendur tarifat e papaguara dhe rregullin buxhetor që e detyron organin global të kthejë paratë e pashpenzuara.

"Kriza po thellohet, duke kërcënuar zbatimin e programit dhe duke rrezikuar kolapsin financiar. Situata do të përkeqësohet më tej në të ardhmen e afërt", ishin fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, në një letër drejtuar ambasadorëve.

OKB po përballet me një krizë financiare, pasi SHBA, kontribuesja më e madhe e këtij organi, ka shkurtuar fondet vullnetare për agjencitë e OKB-së dhe ka refuzuar të bëjë pagesa të detyrueshme për buxhetin e organizatës.

Në letër, Guterres shkruan se "vendimet për të mos respektuar kontributet e vlerësuara që financojnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit tani janë të zbardhura zyrtarisht". Nuk është ende e qartë se cilave shtete po i referohej zyrtari më i lartë i OKB.

“Ose të gjitha shtetet anëtare duhet të respektojnë detyrimet e tyre për të paguar plotësisht dhe në kohë, ose duhet të rishikojnë rrënjësisht rregullat tona financiare për të parandaluar një kolaps të afërt financiar”, shprehu ai i revoltuar, duke paralajmëruar se paratë mund të mbarojnë deri në korrik.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat