Bota Postuar më 5 Dhjetor 2025, 10:36

“OKB duhet të ketë një grua në krye” - Kandidatja kryesore Rebeca Grynspan synon postin drejtues në vitin 2027

Nga Kristi Ceta

“OKB duhet të ketë një grua në krye” -

Rebeca Grynspan, ish–zëvendëspresidente e Kosta Rikës dhe një nga pretendentet kryesore për t’u bërë Sekretarja e Përgjithshme e ardhshme e Kombeve të Bashkuara, tha se nëse barazia triumfon ndaj diskriminimit, OKB më në fund do të ketë një grua në krye.

Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të OKB-së nisi zyrtarisht javën e kaluar, pasi shtetet anëtare u ftuan të propozojnë kandidatët që do të zëvendësojnë António Guterres më 1 janar 2027.

Megjithëse OKB ka 80 vite histori si një organizatë ndërkombëtare për paqe dhe bashkëpunim, posti i Sekretarit të Përgjithshëm nuk është mbajtur kurrë nga një grua, diçka që, sipas Grynspan, nuk ka asnjë shpjegim të logjikshëm, pasi shumë gra kanë aftësitë dhe kredencialet për të udhëhequr.

Kandidatët e deklaruar publikisht për postin përfshijnë vetë Grynspan, e cila aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Konferencës së OKB-së për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), ish–presidenten e Kilit Michelle Bachelet dhe diplomatin argjentinas Rafael Grossi.

“Ne nuk kërkojmë trajtim të veçantë. Ajo që kërkojmë është mosdiskriminimi,” tha Grynspan, 69 vjeç. “Nëse barazia mbizotëron, ne do të mund ta arrijmë këtë.”

Kërkesat që në krye të OKB-së të vendoset një grua janë shtuar vitet e fundit, dhe ka gjasa që Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm të vijë nga Amerika Latine, pasi posti tradicionalisht alternohet sipas rajoneve. Amerika Latine dhe Karaibet janë rajonet e radhës në listë.

Grynspan theksoi se OKB duhet të bëhet më gjithëpërfshirëse, duke kujtuar se kur u themelua pas Luftës së Dytë Botërore kishte vetëm 51 shtete anëtare, ndërsa sot janë 193, shumica prej të cilave nuk morën pjesë në hartimin e strukturës fillestare të vitit 1945. Nëse zgjidhet, Grynspan do ta marrë drejtimin e OKB-së gjatë mandatit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara. Trump ka ruajtur qëndrimin kritik ndaj multilateralizmit, duke akuzuar OKB-në se nuk e ndihmoi të ndërmjetësonte paqe në disa konflikte. Ai e përshkruan OKB-në si një institucion me “potencial të madh”, por që duhet “të organizojë më mirë funksionimin e saj”.

Udhëheqja e OKB-së i ka kundërshtuar komentet e Trump, duke thënë se organizata po punon për të zbatuar reforma dhe se mbështetja e SHBA-së ka shpëtuar jetë.

 

Shqipëria 5 Dhjetor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka humbur sërish pikë këtë mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat