OBT, thirrje për reforma - Kreu i Organizatës: Duhet të përmirësojmë procedurat e vendimmarrjes

Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, ka kërkuar reforma në këtë institucion 30-vjeçar. Ajo nënvizoi rregullin e konsensusit, që kërkon miratimin unanim të të gjithë anëtarëve për të arritur marrëveshje globale tregtare.
“Duhet të reformojmë sistemin, nuk mund të jemi të kënaqur me situatën aktuale,” tha Okonjo-Iweala në konferencën Future Investment Initiative në Riad.
“Një nga procedurat që kërkon ndryshim është sistemi i vendimmarrjes me konsensus, që në praktikë funksionon si unanim, pasi të gjithë duhet të bien dakord. Kjo ngadalëson shumë procesin e vendimmarrjes,” shtoi kreu i OBT-së.
Gjithashtu, ajo bëri thirrje që 166 anëtarët e organizatës të angazhohen me Shtetet e Bashkuara mbi kritikat e tyre ndaj institucionit, shumë prej të cilave ajo i njohu si të vlefshme.
Okonjo-Iweala përsëriti se sistemi global tregtar po përjeton ndërprerjen më të madhe në tetë dekada, duke e përshkruar atë si “të goditur, por jo të shkatërruar”.
Ajo vlerësoi faktin që shumica e anëtarëve nuk kanë përdorur masa hakmarrëse përballë tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj partnerëve tregtarë.
“Është shumë pozitiv fakti që pothuajse tre të katërtat e tregtisë botërore të mallrave ende po zhvillohen sipas kushteve të OBT-së,” tha kreu i organizatës.
Kroacia rrit pagën minimale në 1,050 euro - Qeveria miraton vendimin. 50% rritje në tre vitet e fundit
Qeveria kroate ka miratuar një rregullore të re që përcakton pagën minimale të vendit për vitin 2026 në 1,050 € bruto në muaj. Ky vendim përfaqëson një......
Zyra e Komisionerit tryezë me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë: Bashkëpunim për zbatimin e ligjit të ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zhvilloi një tryezë pune me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë dhe......
Rriten normat e interesit në Kosovë - Tregu financiar përballet me tkurrje kreditimi
Norma mesatare e interesit të bankave komerciale për kredi është rritur me rreth 15 për qind nga janari deri në shtator të këtij viti. Në janar norma......
SHBA - Japoni, Trump dhe Takaichi nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar me kryeministren e parë femër të Japonisë, Sanae Takaichi, në Tokio, duke mirëpritur premtimin......
Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet, Presidentja Osmani apel për kompromis politik
Shoqëria civile në vend i bëri thirrje Presidentes kosovare Vjosa Osmani t’i bashkojë partitë politike për ta miratuar buxhetin e ri, pasi vendi rrezikon të......
“Dritë në Shtëpi”, OSHEE zyrtarizon nismën e solidaritetit për pagesën e energjisë për 1610 familje shqiptare
Me anë të një nisme solidariteti Fondacioni “Qatar Charity” ka marrë përsipër pagesat e energjisë për 1610 familje shqiptare në nevojë. Kjo nismë e njohur me......
Forumi Global i Inovacionit dhe Teknologjisë - Rama: BE shqetësohet për armatim dhe nuk ka plan për paqen!
Kryeministri Rama mori pjesë sot në punimet e edicionit të 9-të Forumit “Future Investment Initiative”, - një prej platformave më të rëndësishme globale për......
Në cilin qark ndodhin më shumë aksidente rrugore? Lezha, Gjirokastra dhe Vlora kryesojnë me raportin më të lartë për banorë
Nurmi i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka rënë gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, por Tirana vijon të kryesojë me diferencë të madhe ndaj qarqeve të......




