Nxehtësia ekstreme shton viktimat në ambientet e punës - Këto vdekje janë rritur me 43% në Evropë që nga viti 2000
Temperaturat e larta kanë shkaktuar një rritje prej 42% të vdekjeve në ambientet e punës në BE që nga viti 2000. Organizatat e punës kërkojnë masa mbrojtëse për të mbrojtur punonjësit nga rreziqet e nxehtësisë ekstreme.
Vala e nxehtësisë që po përshkon Evropën ka shkaktuar viktimat e para në vendet e punës. Spanja dhe Franca kanë raportuar secila nga një vdekje të lidhur me temperaturat ekstreme. Tragjedi të ngjashme kanë ndodhur në verat e mëparshme në të dy vendet, si dhe në Itali e Greqi. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, numri i vdekjeve në vendin e punës për shkak të nxehtësisë është rritur me 42% brenda Bashkimit Europian që nga fillimi i shekullit XXI.
Sipas studimeve, kur temperaturat tejkalojnë 30 °C, rreziku i aksidenteve në punë rritet me 5 deri në 7%, ndërsa kur shkojnë mbi 38 °C, ky rrezik rritet me 10 deri në 15%. Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon masa mbrojtëse në nivel evropian për të vlerësuar jo vetëm temperaturën, por edhe faktorët si lagështia, hija, ventilimi dhe ekspozimi ndaj diellit. Konfederata kërkon gjithashtu të drejtën për ekzaminime mjekësore, kontrolle dhe inspektime periodike, si dhe të drejtën për të munguar në punë pa masa disiplinore, në rast rreziku të nxehtësisë ekstreme.
Në Bashkimin Europian, 23% e punëtorëve janë ekspozuar ndaj temperaturave të larta për të paktën një të katërtën e kohës së punës; kjo shifër shkon në 36% në sektorin e bujqësisë dhe industrisë, dhe në 38% në sektorin e prodhimit.
Simptomat e para të stresit nga nxehtësia përfshijnë marramendjen, dhimbjet e kokës dhe kontraktimet muskulare, të cilat mund të çojnë në të vjella, humbje të ndjenjave dhe madje vdekje, nëse nuk merren masat e duhura. Temperaturat e larta përkeqësojnë gjithashtu sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.
Organizata kërkon të vendosen temperatura maksimale pune për sektorë të ndryshëm, ndërsa disa shtete anëtare si Belgjika, Spanja e Hungaria e kanë marrë tashmë këtë masë. Psh në Belgjikë, temperatura maksimale është 29 °C për punë të lehta fizike, 26 °C për punë fizikisht mesatare, duke u ulur në 22 °C deri në 18 °C për punë shumë të rënda.

Gjirokastër, përfundon kalldrëmi lidhës në zonën e “7 Krojeve” - Edi Rama: Shtegu i ri krijon një tjetër pol turistik në qytetin e gurtë
Në Gjirokastër kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”. Një video të mbylljes së punimeve e ka shpërndarë......

Sa peshë zënë bankat në ekonomi? - BSH: Aktivet, të barabarta me 90.44% të Prodhimit të Brendshëm Bruto
Bankat vijojnë të zënë një peshë të konsiderueshme në ekonominë e vendit. Megjithatë, në vitin që lamë pas është regjistruar një rënie e aktiveve në raport......

Albpetrol nxjerr 26 550 ton naftë - Të dhënat për janar – qershor 2025, nga 5 vendburimet e kompanisë publike
Rreth 26 550 ton naftë është prodhuar nga Albpetrol në 6 muajt e parë të vitit 2025, në të gjithë vendburimet që administrohen nga kompania publike.......

Si të mbroheni nga anulimet e Airbnb? - Qeveritë evropiane po marrin masa të ashpra ndaj qirave afatshkurtra
Qeveritë evropiane po kufizojnë ndjeshëm qiratë afatshkurtra si Airbnb, duke rritur rrezikun për udhëtarët gjatë sezonit turistik. Ekspertët rekomandojnë një......

Prodhimi industrial gjerman tejkalon pritshmëritë - Rritja u nxit nga automobilat, energjia dhe sektori farmaceutik
Prodhimi industrial në Gjermani shënoi një rritje në muajin maj, duke tejkaluar pritshmëritë e ekonomistëve. Zgjerimi u nxit nga automobilat, energjia dhe......

Lirimi i hapësirave publike, Rama rikthehet në Vlorë - Kryeministri ‘inspekton’ porositë e lëna pak ditë më parë
Kryeministri Edi Rama, në mëngjesin ë kësaj të henë ka mbërritur në qytetin e Vlorës, ka ka mbajtur një takim në bashki. Kreu i qeverisë është pritur nga......

Bulqizë, komunizmi kthehet si atraksion turistik - FSHZH financon 271 milionë lekë për Parkun Tematik Retro
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e infrastrukturës së modeleve të integruara, Parku Tematik Retro në Bulqizë. Fondi......

OPEC+ nxit rënien e çmimeve të naftës - Organizata shton prodhimin për muajin gusht, kërkesa e zbehtë
OPEC+ vendosi të rrisë mbi pritshmëritë prodhimin e naftës për muajin gusht, duke shkaktuar rënien e çmimeve në treg. Ndërkohë, pasiguritë tregtare rreth......