Nvidia “prek” vlerën më të lartë në histori - Aksionet u rritën mbi 50% në dy muaj, të nxitura nga kërkesa për “IA”
Aksionet e Nvidia-s arritën nivele rekord, duke e bërë përkohësisht kompaninë më të vlefshme në botë. Kjo rritje u nxit nga kërkesa e madhe për çipet e inteligjencës artificiale dhe për investime në këtë sektor.
Aksionet e prodhuesit të çipeve të inteligjencës artificiale Nvidia arritën një nivel të ri rekord, duke i dhënë përkohësisht kompanisë një vlerë tregu prej 3.92 trilionë dollarësh, më e larta në histori për çdo kompani.
Ky moment kaloi rekordin e mëparshëm të vendosur nga Apple në dhjetor 2024, me një kapitalizim tregu prej 3.91 trilionë dollarësh, edhe pse vlera e Nvidia-s ra sërish pak nën këtë nivel në fund të ditës së tregtimit.
Aksionet e kompanisë arritën një kulm prej 160.98 dollarësh për aksion gjatë ditës, përpara se të pësonin rënie të vogël, duke e vendosur vlerën e tregut në rreth 3.89 trilionë dollarë.
Kompanitë teknologjike përfituan nga një raport më i mirë se sa pritej mbi punësimin në sektorët jobujqësorë në SHBA, një tregues i forcës së ekonomisë amerikane. Kjo ndjesi optimiste u përforcua edhe nga parashikimet se korporatat do të vazhdojnë të investojnë në zgjerimin e inteligjencës artificiale, duke nxitur kërkesën për çipet e Nvidia-s.
Aksionet e Nvidia-s janë rritur me më shumë se 50% në më pak se dy muaj. Analistët presin që kompania të thyejë përfundimisht rekordin dhe ta ruajë vlerën e saj të lartë edhe në mbyllje të tregut.
Pas gjithë parashikimeve të zymta se ky mund të ishte viti kur inteligjenca artificiale do të ngecte, Nvidia ka shtuar shpejtësinë. Kompania është në prag të thyerjes së një rekordi të lakmuar, duke u bërë kompania më e vlefshme në histori.”
Aktualisht, vlera e Nvidia-s është më shumë se tre herë më e madhe se kapitalizimi i të gjithë tregut të aksioneve në Spanjë dhe mbi katër herë më e lartë se ajo e bursës italiane.

Air BnB në Shqipëri, konkurenca në turizëm po ul çmimet - Vathi: Rritja e ofertës ka sjellë ulje të çmimit mesatar në muaj
Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth 23 mijë......

Depozitat e energjisë, për herë të parë në ligjin shqiptar - Elementi i ri në sistem, operatorët duhet të licencohen nga Enti Rregullator
Për herë të parë, legjislacioni shqiptar do të njohë dhe rregullojë konceptin e “depozitimit të energjisë” si një element i ri në sistemin elektroenergjetik......

Italia, “magnet” për të pasurit - Do të tërheqë rreth 3,600 milionerë në vitin 2025
Italia pritet të tërheqë rreth 3,600 milionerë në vitin 2025, duke u pozicionuar e treta në botë në këtë renditje speciale. Të pasurit zgjedhin Italinë për......

Dogana shqiptare: Konfiskohen mbi 600 koli pije freskuese për shkelje të markës tregtare
Dogana shqiptare njofton se operacioni i ndërmarrë nga dega e doganës së Durrësit ka çuar në konfiskimin e 616 kolive me pije freskuese që mbanin mbishkrimin......

Programi 79 milionë euro për energjinë hyn në fuqi - Nga grantet për 8000 familje te instalimi i 130 stacioneve të karikimt për makinat elektrike
Programi operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), me një vlerë prej 79 mln euro, do të......

Rreth 4 në 5 biznese të huaja në vend punësojnë më pak se 5 persona/ Italia “dominoi” tregun shqiptar me sipërmarrje të mëdha
Shqipëria, vitet e fundit, përveçse është e ekspozuar ndaj turizmit, ka përfituar edhe nga rritja e njohjes ndërkombëtare. Kjo njohje është shoqëruar me një......

Situata zjarreve në vend/ AKMC: Katër vatra aktive, dhjetë janë shuar!
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka dhënë informacione sot në lidhje me situatën nga zjarret në vend. Sipas të dhënave nga Qendra......

“Bankers Petroleum, ende nën hetim” - Ministri i Financave, Malaj: Kontrata u rishikua në 2009 në disfavor të shtetit
Kompania naftë nxjerrëse “Bankers Petroleum” është ende në hetim. Kështu është shprehur Ministri i Financave, Petrit Malaj, një ditë më parë nga foltorja e......