Nvidia, 7 superkompjuterë për qeverinë e SHBA - 500 miliardë dollarë për çipet e inteligjencës artificiale

Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka deklaruar se kompania udhëheqëse në prodhimin e çipeve për inteligjencën artificiale do të ndërtojë shtatë superkompjuterë të rinj për Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara. Kompania ka aktualisht porosi të rezervuara me vlerë 500 miliardë dollarë për gjysmëpërçuesit e teknologjisë së re.
Nvidia, korporata e parë në botë që ka arritur një vlerë tregu prej mbi 4 trilionë dollarësh, ndodhet në qendër të revolucionit global të inteligjencës artificiale. Gjiganti teknologjik po lidh marrëveshje në mbarë botën, ndërkohë që përballet me sfidat e luftës tregtare SHBA–Kinë.
Investitorët po kërkojnë më shumë qartësi se cilët çipe do të mund t’i shesë Nvidia në tregun e gjerë kinez. Por Huang e hapi fjalimin duke vlerësuar politikat e presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa prezantoi produkte dhe marrëveshje të reja. Këto përfshijnë teknologji rrjetëzimi që do të lejojë çipet e Nvidia-s të bashkëveprojnë me kompjuterët kuantikë.
Superkompjuterët që Nvidia do të ndërtojë për Departamentin e Energjisë do të ndihmojnë pjesërisht Shtetet e Bashkuara në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e arsenalit të saj bërthamor. Ata gjithashtu do të përdoren për kërkime në burime alternative energjie, përfshirë këtu bashkimin bërthamor. Superkompjuteri më i madh për këtë departament do të ndërtohet në bashkëpunim me Oracle dhe do të përmbajë 100,000 çipe të serisë Blackwell.
Gjithashtu, Nvidia njoftoi një partneritet të ri me kompaninë finlandeze të pajisjeve të telekomunikacionit Nokia, duke synuar tregun e komunikimeve të mbështetura nga inteligjenca artificiale. Kompania do të investojë 1 miliard dollarë për të marrë 2.9% të aksioneve në Nokia dhe prezantoi një linjë të re produkti të quajtur Arc, e krijuar për t’u integruar me pajisjet e telekomunikacionit. Huang tha se Nvidia do të punojë me firmën finlandeze për të përmirësuar efikasitetin energjetik të stacioneve bazë të kompanisë për rrjetin 6G, gjeneratën e ardhshme të teknologjisë “wireless”.
OBT, thirrje për reforma - Kreu i Organizatës: Duhet të përmirësojmë procedurat e vendimmarrjes
Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, ka kërkuar reforma në këtë institucion 30-vjeçar. Ajo nënvizoi rregullin e konsensusit,......
Kroacia rrit pagën minimale në 1,050 euro - Qeveria miraton vendimin. 50% rritje në tre vitet e fundit
Qeveria kroate ka miratuar një rregullore të re që përcakton pagën minimale të vendit për vitin 2026 në 1,050 € bruto në muaj. Ky vendim përfaqëson një......
Zyra e Komisionerit tryezë me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë: Bashkëpunim për zbatimin e ligjit të ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zhvilloi një tryezë pune me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë dhe......
Rriten normat e interesit në Kosovë - Tregu financiar përballet me tkurrje kreditimi
Norma mesatare e interesit të bankave komerciale për kredi është rritur me rreth 15 për qind nga janari deri në shtator të këtij viti. Në janar norma......
SHBA - Japoni, Trump dhe Takaichi nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet e rralla
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar me kryeministren e parë femër të Japonisë, Sanae Takaichi, në Tokio, duke mirëpritur premtimin......
Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet, Presidentja Osmani apel për kompromis politik
Shoqëria civile në vend i bëri thirrje Presidentes kosovare Vjosa Osmani t’i bashkojë partitë politike për ta miratuar buxhetin e ri, pasi vendi rrezikon të......
“Dritë në Shtëpi”, OSHEE zyrtarizon nismën e solidaritetit për pagesën e energjisë për 1610 familje shqiptare
Me anë të një nisme solidariteti Fondacioni “Qatar Charity” ka marrë përsipër pagesat e energjisë për 1610 familje shqiptare në nevojë. Kjo nismë e njohur me......
Forumi Global i Inovacionit dhe Teknologjisë - Rama: BE shqetësohet për armatim dhe nuk ka plan për paqen!
Kryeministri Rama mori pjesë sot në punimet e edicionit të 9-të Forumit “Future Investment Initiative”, - një prej platformave më të rëndësishme globale për......




