Nvidia, 500 miliardë dollarë për “IA” - Premton të rikthejë prodhimin në SHBA, pas kërcënimeve të Trump
Nvidia tha se po planifikon të ndërtojë servera të inteligjencës artificiale me vlerë deri në 500 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme. Investimi do të përfshijë ndihmën e partnerëve të tillë si TSMC, firma e fundit amerikane e teknologjisë që mbështet shtysën e administratës Trump për prodhim vendas.
Njoftimi përfshin prodhimin e çipeve të saj Blackwell AI në Phoenix, Arizona dhe fabrika prodhimi superkompjuterësh në Teksas, që priten të realizohen në 12 deri në 15 muaj.
Ky veprim e lidh gjigantin e çipeve me një grup firmash teknologjike që janë zotuar të rikthejnë prodhimin në SHBA, mes kërcënimeve për tarifa të larta nga Presidenti Donald Trump. Deri tani, shumica e procesorëve të Nvidia-s prodhohen në Tajvan.
"Nuk ka gjasa që kompania të zhvendoste ndonjë prodhim në SHBA nëse nuk do të vuante presionin e administratës Trump. Shifra prej gjysmë trilioni është ndoshta hiperbolë, në të njëjtën mënyrë që Apple bëri një premtim të ngjashëm," thonë analistët.
Apple, që monton shumicën e iPhone-ve të saj në Kinë, në shkurt premtoi gjysmë trilioni dollarë investime në SHBA në katër vitet e ardhshme, duke përfshirë një fabrikë në Teksas për servera të inteligjencës artificiale.
Njoftimi i Nvidia-s vjen pasi Shtetet e Bashkuara përjashtuan pajisjet elektronike si telefonat inteligjentë dhe çipet nga tarifat reciproke ndaj Kinës, por thanë se do të njoftonin normën e tarifës së shpejti.
Përjashtimet tregojnë një ndërgjegjësim në rritje brenda administratës Trump për dhimbjen që tarifat mund të shkaktojnë te konsumatorët e lodhur nga inflacioni, si dhe te industria në lulëzim e inteligjencës artificiale, e cila varet nga Kina dhe Tajvani.
"Shtimi i prodhimit amerikan na ndihmon të përmbushim më mirë kërkesën e jashtëzakonshme për çipe dhe superkompjuterë, forcon zinxhirin tonë të furnizimit dhe rrit qëndrueshmërinë tonë", tha CEO i Nvidia-s, Jensen Huang.
Prodhimi i çipeve të inteligjencës artificiale dhe superkompjuterëve në SHBA do të krijojë qindra mijëra vende pune në dekadat e ardhshme, njoftoi Nvidia.
"Arsyeja pse ata e bënë këtë është për shkak të zgjedhjeve të 5 nëntorit dhe për shkak të tarifave", tha Trump pas njoftimit të kompanisë.
Huang kishte thënë në mars se Nvidia sheh pak ndikim afatshkurtër nga tarifat më të larta të SHBA-së, por do ta zhvendosë prodhimin në SHBA në planin afatgjatë, pa dhënë një afat kohor.
Kompania tha së fundmi se TSMC ka filluar prodhimin e gjeneratës së fundit të çipeve në fabrikën e saj në Arizona.
Sondazh

Evropa rrit investimet për “IA” - Por, politikat e Trump mund të kërcënojnë zgjerimin
Investimet në startup-et evropiane të inteligjencës artificiale (IA) janë në rritje, pasi Komisioni Evropian zbuloi planet javën e kaluar për të forcuar......

Rritet eksporti i “trurit” në 210 milionë euro - Ibrahimaj: Shembull konkret i shërbimeve teknologjike me jashtë
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan një takim me punonjësit e një nga kompanive të......

Çfarë monedhash përdorin më shumë shqiptarët? - BSH: 500 dhe 1000 lekëshi, më të konsumuarat në 2024
Gjatë vitit që lamë pas, më shumë kartëmonedha janë dërguar në sportelet e Bankës së Shqipërisë, për shkak të dëmtimit të tyre fizik. Përpunimi i......

Lëvizje pa pushim në pikat kufitare të Shqipërisë - Mesatarisht 74 persona çdo minutë kanë hyrë, ose dalë nga territori
Për çdo minutë të vitit të kaluar, në Shqipëri kanë hyrë ose kanë dalë mesatarisht 74 persona vendas dhe të huaj, përmes pikave kufitare të vendit. Sipas......

“Amnisti fiskale për të gjithë bizneset e vogla” - Berisha: Në 100 ditët e para. Do të ulim taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me disa biznese të vogla që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë. Ai premtoi mbështetje për këtë......

Lëvizja e lirë e punëtorëve, me kufizime për Shqipërinë? - BE: Shtetet anëtare mund të vendosin pengesa të përkohshme. Vendimi, jo përfundimtar
Legjislacioni i Shqipërisë është i përafruar pjesërisht me atë të Bashkimit Evropian në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve, shërbimeve, kapitalit dhe......

Cilët subjekte janë gjobitur më shumë? - Inspektorati, kontroll mbi 17 mijë vende pune. Mbi 300 masa administrative
Inspektorati Shtetëror i Punës, në kuadër të inspektimeve mujore, në mars ka kontrolluar në total 17 344 vende pune. Por, në kuadër të inspektimeve të......

Kosovë, dështon konstituimi i kuvendit -Kurti jep dorëheqjen para betimit si deputet, por nuk verifikohen mandatet
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Rendi i ditës përfshinte......