Nuk arrihet konsensusi për traktatin kundër plastikës/ Bisedimet në Gjenevë mbyllen pa sukses. SHBA udhëheq palën kundërshtuese
Asnjë konsensus nuk u arrit gjatë bisedimeve në Gjenevë për traktatin e parë në botë, ligjërisht të detyrueshëm, për të luftuar ndotjen nga plastika, sipas delegatëve të pranishëm.
Delegati i Afrikës së Jugut deklaroi në mbledhjen përmbyllëse të negociatave se shteti i tij është i zhgënjyer që sesioni nuk arriti të miratojë një traktat të detyrueshëm dhe se pozicionet mes vendeve mbeten shumë të largëta.
Më shumë se 1,000 delegatë u mblodhën në Gjenevë për raundin e gjashtë të bisedimeve, pasi takimi i mëparshëm i Komitetit Ndërqeveritar të Negociatave në Korenë e Jugut në fund të vitit të kaluar përfundoi pa një marrëveshje.
Ky komitet u krijua nga Asambleja e Mjedisit e Kombeve të Bashkuara (UNEA) në vitin 2022 me mandatin për të zhvilluar një traktat global ligjërisht të detyrueshëm që synon ndalimin e ndotjes nga plastika.
Negociatat u zgjatën deri në datën 14 gusht, pasi vendet u përpoqën të kapërcenin dallimet e mëdha lidhur me kufizimet e mundshme që do të vendosen në të ardhmen.
Diplomatë dhe aktivistë për klimën kishin paralajmëruar më herët se përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe shteteve të vogla ishullore për të vendosur një kufi prodhimi për plastikën që përftohet nga nafta, qymyri dhe gazi, janë në rrezik. Këto përpjekje po përballen me kundërshtim të fortë nga vendet prodhuese të petrokimikatëve dhe nga Shtetet e Bashkuara.
Ndër çështjet më përçarëse gjatë bisedimeve ishin vendosja e një kufiri për prodhimin e plastikës, menaxhimi i produkteve plastike dhe kimikateve problematike, si edhe financimi për të ndihmuar vendet në zhvillim që të zbatojnë traktatin.

Pasuria personale globale/ Cilat vende zotërojnë pjesën më të madhe në Evropë?
Sipas raportit të fundit të UBS (Union Bank of Switzerland) për pasurinë globale në vitin 2025, Shtetet e Bashkuara dhe Kina zotërojnë së bashku më shumë se......

Qytetet më të sigurta në Evropë/ “Perla e Adriatikut” kryeson listën. Dominon Evropa Lindore
Faktorë të ndryshëm si aktivitetet, moti dhe buxheti janë zakonisht vendimtarë për zgjedhjen e pushimeve, por siguria është gjithashtu një aspekt thelbësor......

“Do kompensojmë çdo dëm nga zjarret” - Rama: Qeveria po inventarizon dëmet, mbështesim rindërtimin e banesave
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-postimi në rrjetet sociale, njoftoi se të gjitha familjet që kanë pësuar dëmtime nga zjarret që kanë përfshirë vendin......

Pushimet e verës po nxisin leximin - Importi i librave rritet me 25%. Turistët blejnë në librari, shqiptarët online
“Periudha e vitit dhe periudha e verës janë ndër më të ngarkuarat për ne si librari. Njerëzit blejnë libra sepse i duan patjetër me vete në çadrat e......

“Konsumi familjar dhe investimet rritën ekonominë” - Themeli: Zhvillime pozitive, por rreziqet nga mjedisi i jashtëm mbeten të mëdha
Në tremujorin e dytë, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet, por me një ritëm më të ngadaltë se vitin e kaluar dhe se parashikimet e Bankës së Shqipërisë.......

Plane vendore për energjinë dhe klimën - Parashikohen detyrime të reja për bashkitë, politika për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike
Duke nisur nga viti 2027, bashkitë do të kenë detyrimin ligjor të hartojnë planet vendore për energjinë, klimën dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.......

30 milionë euro garanci sovrane në bujqësi - Detajet e marrëveshjes me 11 banka tregtare, afati i aplikimit deri më 20 nëntor
Qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshje me 11 banka tregtare në vend për të bërë të mundur aplikimin e garancisë sovrane prej 30 milionë eurosh në sektorin......

‘Mirënjohje për Forcat Komando’ - Rama: Pastruan 10 km front zjarri mes Delvinës dhe Gjirokastrës
Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen ndaj Forcave Komando, të cilët pastruan vatrat e zjarrit gjatë gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe......