Nje tjetër marrëveshje tregtare për BE? - Brenda këtij muaji pritet nënshkrimi me Australinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të shkojë në Australi Brenda këtij muaji në një përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje tregtare të vonuar prej kohësh.
Përfundimi i marrëveshjes do të shënonte një tjetër fitore tregtare për Komisionin, pas marrëveshjeve të fundit me bllokun Mercosur të Amerikës Latine dhe Indinë, ndërsa tensionet gjeopolitike intensifikohen me SHBA-në dhe Kinën.
Një burim tha se von der Leyen mund të shkojë në Kanberra menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih më 15 shkurt.
Gjithshka do të përcaktohet përparimi i negociatave të udhëhequra nga Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, i cili do të takohet me Ministrin Australian të Tregtisë, Don Farrell, në Bruksel javën e ardhshme.
Bisedimet mbi një marrëveshje të tregtisë së lirë BE-Australi dështuan në vitin 2023 pasi Canberra akuzoi Brukselin se nuk ofroi akses të mjaftueshëm në treg për mishin e viçit, deles, qumështit dhe sheqerit.
Bujqësia mbetet një pikë e nxehtë e përhershme në negociatat tregtare të BE-së. Marrëveshja e Mercosur-it është përballur tashmë me kundërshtim të ashpër nga fermerët evropianë, të cilët kanë frikë nga konkurrenca e padrejtë nga rritja e importeve që vijnë nga Amerika Latine.
Megjithatë, Australia shihet në Bruksel si një partner strategjik dhe me të njëjtat mendime, ndërsa BE-ja kërkon të diversifikojë marrëdhëniet e saj tregtare, të zgjerojë aksesin në tregjet globale dhe të zvogëlojë ekspozimin ndaj një tregu amerikan që po mbyllet dhe politikës tregtare gjithnjë e më agresive të Kinës.
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë negativisht duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.2 lekë dhe është......
Lazer e satelitë spiunë në shpenzime ushtarake hapësinore - Gjermania po shqyrton rritjen e investimeve me mbi 100 satelitë
Gjermania po shqyrton investimet që variojnë nga satelitët spiunë dhe aeroplanët hapësinorë deri te lazerët sulmues në kuadër të një plani shpenzimesh......
Europa duhet të mbajë kontrollin e teknologjive kryesore - Komisionerja: Synohet më shumë pavarësi nga SHBA
Evropa duhet të mbajë kontrollin mbi teknologjitë kryesore që mbështesin ekonomitë e rajonit, tha Komisionerja e Shërbimeve Financiare i Bashkimit Evropian,......
Forbes: Bregdeti verior i Shqipërisë, zonë me potencial të lartë për pasuritë e paluajtshme
Me arkitekturë guximtare, mikpritje të nivelit botëror dhe infrastrukturë të re që po përshpejton zhvillimin e zonës, bregdeti verior i Shqipërisë, i pasur......
Kosovë, në 2025 qytetarët dhe bizneset morën 655 milionë euro overdrafte
Overdraftet e tërhequra nga bankat prej qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën 655 milionë euro. Sipas të dhënave të......
New York-Londër për më pak se një orë, basti i aviacionit me supersonikun Quarterhorse
Udhëtimi New York-Londër së shpejti do të mund të realizohet për më pak se një orë. Virgin Galactic dhe Rolls-Royce kanë arritur një marrëveshje......
Pensionet në Gjermani, Kancelari Merz do të reformojë sigurimet e pleqërisë
Në marrëveshjen e koalicionit midis konservatorëve dhe socialdemokratëve,qeveria gjermane i vendosi vetes objektivin e mëposhtëm: "Ne do të krijojmë një......
BE-SHBA gati memorandumi për partneritet strategjik mbi mineralet kritike
Bashkimi Europian është gati të nënshkruajë me Shtetet e Bashkuara një memorandum mirëkuptimi për hartimin e një “Rruge të Partneritetit Strategjik” brenda......


