Një takim, dy perspektiva të ndryshme - Sot në mbrëmje Trump takohet me Putin në Alaskë
Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për takimin shumë të pritur midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, Moska dhe Uashingtoni po dërgojnë mesazhe kontradiktore lidhur me qëllimet dhe pritshmëritë e tyre për këtë samit.
Presidenti amerikan ka deklaruar se mendon që Vladimir Putin po vjen në këtë takim me dëshirën për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër Ukrainës. “Besoj se tani ai është i bindur se do të arrijë një marrëveshje. Unë mendoj se do ta bëjë. Dhe do ta zbulojmë shumë shpejt,” u shpreh Trump.
Kjo nuk është hera e parë që Trump bën një deklaratë të tillë. Ai e ka thënë vazhdimisht se Putin dëshiron t’i japë fund pushtimit të Ukrainës, ose të paktën se ai, mund ta bindë presidentin rus drejt një marrëveshjeje. Megjithatë, këto deklarata deri tani nuk janë materializuar. Çdo herë që Trump ka përmendur mundësinë e një armëpushimi, Rusia e ka vazhduar apo edhe e ka intensifikuar ofensivën në vijën e frontit dhe sulmet ajrore ndaj Ukrainës.
Retorika e presidentit amerikan ka ndryshuar gjatë ditëve të fundit, duke u bërë më pak bindëse dhe ndjeshëm më pak optimiste. Vetë Trump e ka zbutur tonin, duke e përshkruar samitin e së premtes si një “hyrje për takimin e dytë”, që supozohet të zhvillohet midis Zelenskyy dhe Putin, në prani të Trump dhe ndoshta edhe të disa liderëve evropianë.
“Do të kemi takimin e dytë nëse i pari shkon mirë,” tha Trump, duke shtuar se do të preferonte që ky takim midis Putin-it dhe Zelenskyy të zhvillohej “pothuajse menjëherë”.
Kur u pyet nëse besonte se mund ta bindte liderin rus të ndalonte sulmet ndaj civilëve në Ukrainë, ai u përgjigj: “Besoj se përgjigjja është jo, sepse e kam realizuar këtë bisedë me të.” E megjithatë Trump beson se një lloj marrëveshjeje do të firmoset në Alaskë.
Por për Moskën, agjenda duket ndryshe. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk pritet të nënshkruhen dokumente gjatë samitit të së premtes. Edhe pse Peskov tha se do të ishte “gabim” të parashikohej rezultati i bisedimeve, ai theksoi se nuk ka plane që presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump të formalizojnë ndonjë marrëveshje.
Ndihmësi i Putin, Yuri Ushakov, pjesë e delegacionit rus në takimin e së premtes, deklaroi se tema qendrore e samitit është “zgjidhja” e luftës së Rusisë në Ukrainë, megjithëse gjithashtu do të diskutohen bashkëpunimi ekonomik dhe siguria globale.
Vetë Putin zhvilloi një takim të veçantë të enjten në mëngjes me autoritetet ruse, duke deklaruar se administrata amerikane po bën “përpjekje mjaft energjike dhe të sinqerta për t’i dhënë fund armiqësive, për të zgjidhur krizën dhe për të arritur marrëveshje që janë në interes të të gjitha palëve të përfshira në këtë konflikt.”
Presidenti rus nuk përmendi asnjë hap konkret për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës dhe në vend të kësaj u përqendrua në kontaktin e Moskës me Uashingtonin, në një përpjekje për të paraqitur takimin e së premtes si një samit mes superfuqive botërore.

BE, rekord kërkesash për të luftuar zjarret - Arrijnë të njëjtin nivel me totalin e verës së 2024
Kërkesat për solidaritet nga Bashkimi Evropian për të luftuar zjarret në pyje kanë arritur këtë javë në të njëjtin nivel me totalin e gjithë sezonit të......

Nuk arrihet konsensusi për traktatin kundër plastikës/ Bisedimet në Gjenevë mbyllen pa sukses. SHBA udhëheq palën kundërshtuese
Asnjë konsensus nuk u arrit gjatë bisedimeve në Gjenevë për traktatin e parë në botë, ligjërisht të detyrueshëm, për të luftuar ndotjen nga plastika, sipas......

Pasuria personale globale/ Cilat vende zotërojnë pjesën më të madhe në Evropë?
Sipas raportit të fundit të UBS (Union Bank of Switzerland) për pasurinë globale në vitin 2025, Shtetet e Bashkuara dhe Kina zotërojnë së bashku më shumë se......

Qytetet më të sigurta në Evropë/ “Perla e Adriatikut” kryeson listën. Dominon Evropa Lindore
Faktorë të ndryshëm si aktivitetet, moti dhe buxheti janë zakonisht vendimtarë për zgjedhjen e pushimeve, por siguria është gjithashtu një aspekt thelbësor......

“Do kompensojmë çdo dëm nga zjarret” - Rama: Qeveria po inventarizon dëmet, mbështesim rindërtimin e banesave
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-postimi në rrjetet sociale, njoftoi se të gjitha familjet që kanë pësuar dëmtime nga zjarret që kanë përfshirë vendin......

Pushimet e verës po nxisin leximin - Importi i librave rritet me 25%. Turistët blejnë në librari, shqiptarët online
“Periudha e vitit dhe periudha e verës janë ndër më të ngarkuarat për ne si librari. Njerëzit blejnë libra sepse i duan patjetër me vete në çadrat e......

“Konsumi familjar dhe investimet rritën ekonominë” - Themeli: Zhvillime pozitive, por rreziqet nga mjedisi i jashtëm mbeten të mëdha
Në tremujorin e dytë, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet, por me një ritëm më të ngadaltë se vitin e kaluar dhe se parashikimet e Bankës së Shqipërisë.......

Plane vendore për energjinë dhe klimën - Parashikohen detyrime të reja për bashkitë, politika për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike
Duke nisur nga viti 2027, bashkitë do të kenë detyrimin ligjor të hartojnë planet vendore për energjinë, klimën dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.......