Bota Postuar më 7 Korrik 2025, 10:12

Nike, tarifat e Trump kushtojnë 1 miliard USD - Kompania do të zvogëlojë prodhimin në Kinë për të reduktuar humbjet

Nga Kristi Ceta

Nike, tarifat e Trump kushtojnë 1 miliard USD -  Kompania do të

Nike pret që tarifat e vendosura nga administrata Trump të rrisin kostot me rreth 1 miliard dollarë. Kompania planifikon të reduktojë prodhimin në Kinë dhe Vietnam për të zbutur humbjet.

Nike pret që kostot të rriten me rreth 1 miliard dollarë si rezultat i luftës tarifore të Donald Trump. Kompania e veshjeve sportive planifikon të zvogëlojë ndjeshëm prodhimin e saj në Kinë, për të reduktuar humbjet.

Vlera e tregut të kompanisë ka rënë me një të tretën gjatë vitit të kaluar dhe gjiganti i veshjeve po ndërmerr veprime për të zvogëluar goditjen, duke përfshirë rritjen e çmimeve në SHBA dhe furnizimin nga vende të tjera.

"Këto tarifa përfaqësojnë një pengesë të re dhe domethënëse për kostot. Me normat e reja tarifore në fuqi sot, ne vlerësojmë një rritje bruto të kostos shtesë prej afërsisht 1 miliard dollarësh. Synojmë të zbusim plotësisht ndikimin e këtyre pengesave me kalimin e kohës," thanë burime brenda kompanisë.

Vitin e kaluar pothuajse 60% e të gjitha veshjeve të markës Nike u prodhuan në Vietnam, Kinë dhe Kamboxhia. Për sa u përket atleteve, Vietnami, Indonezia dhe Kina prodhuan 95% të totalit në 2024.

“Ne kemi marrëdhënie të forta me partnerët tanë të fabrikave dhe ekipi ynë drejtues ka përvojë në menaxhimin e ndërprerjeve. Do të optimizojmë përzierjen tonë të furnizimit dhe do ta ndajmë prodhimin ndryshe në të gjitha vendet për të zbutur kostot e reja në Shtetet e Bashkuara,” njoftuan burimet zyrtare.

Kapaciteti dhe aftësia prodhuese mbeten ende të rëndësishme për kompaninë, pavarësisht normës tarifore prej 60% të vendosur nga SHBA, që përbën rreth 16% të importeve të atleteve në Amerikë.

Gjiganti i veshjeve tha se po punonte për të minimizuar ndikimin te konsumatorët. Megjithatë, pritet një “rritje kirurgjike e çmimeve” në SHBA duke nisur nga vjeshta.

Këto komente erdhën ndërsa Nike raportoi fitimet e saj më të ulëta tremujore në më shumë se tre vjet, pasi të ardhurat ranë me 12% në 11.1 miliardë dollarë në fund të majit.

Shqipëria 7 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 82.6 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë duke rikuperuar pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat