Nga Hormuzi, te supermarketet - Si po rrezikohet zinxhiri global i ushqimit?

Paralajmërimi i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) se bota ka vetëm gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj kohë për të shmangur një krizë të re ushqimore globale nuk është thjesht një alarm ekonomik. Ai përfaqëson një sinjal serioz se tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme po rrezikojnë jo vetëm tregjet e energjisë, por edhe stabilitetin ushqimor global.
Krizat ushqimore moderne nuk shkaktohen vetëm nga mungesa e prodhimit bujqësor. Në ekonominë globale, bujqësia është e lidhur ngushtë me energjinë, transportin dhe industrinë kimike. Rritja e çmimit të naftës dhe gazit nënkupton automatikisht rritje të kostove të transportit, prodhimit të plehrave artificiale dhe funksionimit të mekanizmave bujqësorë.
Sipas FAO-s, skenari më i rrezikshëm do të zhvillohej në disa faza. Fillimisht do të rriteshin çmimet e energjisë, më pas çmimet e plehrave dhe farave, duke sjellë ulje të rendimenteve bujqësore. Pas kësaj do të vinte rritja e çmimeve të produkteve bujqësore dhe në fund një valë e re e inflacionit ushqimor global.
Kjo situatë tashmë ka filluar të japë sinjalet e para. Indeksi i çmimeve të ushqimit i FAO-s është rritur për të tretin muaj radhazi, kryesisht si rezultat i tensioneve në Lindjen e Mesme dhe kostove më të larta të energjisë.
Ndikimi nuk do të jetë i njëjtë për të gjitha shtetet. Vendet më të goditura pritet të jenë ekonomitë më të varfra në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, të cilat varen nga importi i plehrave azotike nga Lindja e Mesme dhe kanë kapacitete të kufizuara për të absorbuar goditjet ekonomike. Nga ana tjetër, edhe vendet evropiane nuk janë plotësisht të mbrojtura. Edhe pse Bashkimi Evropian ka kapacitete më të mëdha ekonomike, fermerët evropianë vazhdojnë të përballen me kosto të larta të prodhimit, sidomos për energjinë dhe plehrat artificiale.
FAO po u bën thirrje qeverive që të veprojnë urgjentisht për të garantuar rrugë alternative tregtare, për të shmangur ndalimet e eksportit të ushqimit dhe për të mbrojtur zinxhirët humanitarë të furnizimit.
Nëse tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen dhe Ngushtica e Hormuzit përballet me bllokim serioz, pasojat nuk do të kufizohen vetëm në tregjet e energjisë. Ato mund të përkthehen shumë shpejt në çmime më të larta në supermarketet e gjithë botës, duke e kthyer krizën gjeopolitike në krizë të drejtpërdrejtë për konsumatorët.
Çmime negative në bursë, ALPEX kërkon ndryshime - Propozon kufi minimal të çmimit në tregun e ditës në avancë, të jetë -50 euro/mWh
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon vendosjen e një kufiri minimal të lejuar të çmimit në tregun e ditës së avancë, duke argumentuar se......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......
Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride - Hasalla: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit
Pandemia e Covid-19 ndryshoi mënyrën si funksionon tregu i punës, duke detyruar për herë të parë miliona punonjës të zhvendosnin zyrën në shtëpi. Por disa......
Më shumë nxënës në arsimin profesional - AKPA: 19.4% të totalit të regjistrimeve. Drejt objektivit 1 në 3 nxënës deri në 2030
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë të ditur se Arsimi Profesional në Shqipëri po njeh një rritje të vazhdueshme të regjistrimeve, duke......
Çmimi i naftës bie me 5 dollarë/ SHBA-të dhe Irani po i afrohen një marrëveshjeje paqeje
Çmimet e naftës ranë më shumë se 5 dollarë në nivelin më të ulët dyjavor të hënën, ndërsa optimizmi u rrit se Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i afrohen një......
FMN thotë se BE duhet të reformohet - “Të përdorë borxhin e përbashkët për të përballuar nevojat e shpenzimeve”
Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me fatura të mëdha për mbrojtjen, energjinë dhe pensionet në 15 vitet e ardhshme, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar,......
AAPSK organizon konferencën ndërkombëtare “Nga Konfiskimi tek e Mira Publike”
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë “Nga Konfiskimi tek e......
Gjermania, rekord në dhënien e shtetësisë - Të paktën 309,852 persona morën pasaportë gjermane në vitin 2025
Të paktën 309,852 persona morën pasaportë gjermane në vitin 2025, duke tejkaluar 291,955 natyralizime të vitit të kaluar. Gjermania ka regjistruar rritje të......


