Nënshkruhet marrëveshja BE-Indi - Tregtia e lirë, çfarë përfitojnë vendet evropiane?

Pas muajsh negociatash intensive, Komisioni Evropian përfundoi të martën një marrëveshje të tregtisë së lirë me Indinë, e cila ul ndjeshëm tarifat për produktet e BE-së, nga makinat te vera, ndërsa bota kërkon tregje alternative pas tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump.
Njoftimi u bë gjatë një vizite të nivelit të lartë nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian, përfshirë Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen. Të dy vendet përshëndetën një "kapitull të ri në marrëdhëniet strategjike", ndërsa të dyja palët kërkojnë alternativa ndaj tregut amerikan.
India aktualisht po përballet me tarifa prej 50% nga administrata Trump, e cila i ka dëmtuar rëndë eksportet e saj. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Mercosur me vendet e Amerikës Latine në fillim të këtij muaji, BE ka thënë se synon të përshpejtojë axhendën e saj tregtare me partnerë të rinj.
Komisioneri europian i Tregtisë, Maroš Šefčovič, i cili është përgjegjës për negociatat në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së, tha se Brukseli synon një zbatim të shpejtë deri në vitin 2027.
Sipas marrëveshjes, BE-ja synon të dyfishojë eksportet e mallrave në Indi deri në vitin 2032 duke ulur tarifat për afërsisht 96% të eksporteve të BE-së në vend, duke kursyer rreth 4 miliardë euro në vit në detyrime. Me potencialin e saj të plotë, marrëveshja krijon një treg prej 2 miliardë njerëzish.
Prodhuesit e makinave të Evropës dalin si fitues të qartë, me tarifat doganore indiane që ulen gradualisht nga 110% në 10% nëse zbatohen kushtet. Tarifat në sektorë që përfshijnë makineritë, kimikatet dhe farmaceutikët gjithashtu do të eliminohen pothuajse tërësisht.
Vera dhe pijet alkoolike - eksportet kryesore për vende si Franca, Italia dhe Spanja - do të shohin uljen e tarifave nga 150% në rreth 20 deri në 30%. Tatimet për vajin e ullirit do të ulen në zero nga 40%.
Pas vitesh tensionesh me fermerët e BE-së , Komisioni tha se produktet bujqësore të ndjeshme ishin përjashtuar nga marrëveshja, duke lënë jashtë mishin e viçit, pulën, orizin dhe sheqerin.
Përpara se marrëveshja të zbatohet, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian do të duhet ta ratifikojnë atë, gjë që mund të bëhet një proces i vështirë. Komisioni shpreson të fillojë zbatimin e marrëveshjes nga janari i vitit 2027.
Vendi me 5,4 mln banorë prodhon 1 mln makina - Si arriti Sllovakia të mbledhë kaq shumë prodhues makinash?
Sllovakia, e cila numëron 5.4 milionë banorë, prodhon pothuajse një milion makina në vit. Ky numër është i vogël në krahasim me prodhuesit më të mëdhenj në......
Hamburg, pakt për 100 gigavat energji eolike - BE: Energjia e pastër, zhvillim dhe sovranitet
Britania, Gjermania, Danimarka dhe vende të tjera të Europës do të nënshkruajnë një pakt për energji të rinovueshme në një samit në Hamburg, duke siguruar......
Si ndryshojnë taksat e shërbimeve digjitale në Evropë? - Mesatarisht janë 3-5%. Hungaria ka normën më të lartë prej 7.5%
Ekonomia digjitale paraqet sfida në rritje për sistemet tatimore, pasi shërbimet online nxjerrin në pah kufizimet e kornizave aktuale. Sipërmarrjet virtuale,......
1 miliardë euro investime ne energji - Paketa e reformave ekonomike 2026-2028, rritje e investimeve te huaja
Paketa e re e reformave të zhvillimit ekonomik, pritet të sjellë një rritje të ndjeshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke e përmirësuar rritjen......
“Floririn merreni, hebrenjtë jo”, fjalët e Edi Ramës që ngritën në këmbë Parlamentin e Izraelit
Në një seancë të posaçme, Kryeministri Rama iu drejtua parlamentit izraelit me një fjalim, pasi u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Netanjahu dhe......
Rama në Izrael, pritet nga homologu Netanyahu - Pasdite, fjalimi në parlamentin e vendit, Knesset
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael ku u takua me homologun e tij Benjamin Netanyahu si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin......
Lehtësitë në pikat kufitare rrugore - Komuniteti i Transportit, kërkesa për Qafë Thanën, Hanin e Hotit e Kakavijën
Raporti i fundit i Komuniteti të Transportit evidenton progres, por edhe sfida që mbeten të hapura mbi masat për përmirësimin e efikasitetit në pikat......
“Dronët luftarakë shqiptarë, gati në prill” - Kur do i kemi prodhimet e para ushtarake “Made in Albania”? Ministri Vengu jep detajet
Në maj 2026 pritet të përgatitet prototipi i parë i një mjeti të blinduar nga kompania shtetërore shqiptare KAYO në bashkëpunim me një operator privat.......


