Bota Postuar më 11 Janar 2025, 12:01

Ndryshimet klimatike rrisin mundësinë e zjarreve - Raporti: Ngrohja globale dhe kushtet ekstreme të motit shtojnë rrezikun

Nga Kristi Ceta

Ndryshimet klimatike rrisin mundësinë e zjarreve - Raporti: Ngrohja

Kalifornia Jugore po përjeton zjarret më shkatërruese të dimrit në më shumë se katër dekada. Shkencëtarët kanë llogaritur se ngrohja globale ka kontribuuar në një rritje prej 172 për qind të zonave të djegura në Kaliforni që nga vitet 1970, me një përhapje të mëtejshme që pritet në dekadat e ardhshme.

Ngjarjet ekstreme të motit kanë nxitur dhe flakët në Kaliforni. Së pari, erërat e mëdha të Santa Ana rrahin flakët me shpejtësi 161 km/h, shumë më shpejt se normalja. Kësaj i shtohet edhe rikthimi i thatësirës ekstreme.

Sipas studimit të fundit, zjarret me rritje më të shpejtë janë më shumë se dyfish në frekuencë që nga viti 2001 dhe kanë shkaktuar më tepër shkatërrim sesa ato më të ngadalta dhe më të mëdha.

‘’Vatrat e verës janë zakonisht më të mëdha, ndërsa ato të dimrit janë shumë më shkatërruese sepse ndodhin shumë më shpejt”, shpjegojnë ekspertët. Ekziston një lidhje e qartë midis ndryshimit të klimës, vjeshtës e dimrit të thatë, që i shndërrojnë pyjet në lëndë djegëse për zjarret.

Këto flakë shkatërruese nuk mund të nxiteshin pa motin e thatë e të nxehtë dhe pa shpejtësinë ekstreme të erës, thuhet në raport.

Temperatura mesatare e Kalifornisë është rritur me rreth 1 gradë Celsius që nga viti 1980, duke bërë që numri i ditëve me bimësi të thatë të cënueshme nga zjarri të dyfishohet, theksojnë ekspertët.

 

Sondazh

Poll
Europa 10 Janar Edel Strazimiri

Si mund të financohet riarmatimi europian?!

Kur bëhet fjalë për financimin e riarmatimit europian, BE-ja ka një akt të vështirë balancues për të kryer. Nga njëra anë, financat publike të shumë......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Lidion Kulla

Kush janë kandidatët për kryeministër?

Fushata për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë një kombinim të figurave të njohura ndër vite, si dhe të aktorëve të rinj që synojnë të ofrojnë alternativa ndaj......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Lidion Kulla

Kush janë kandidatët për kryeministër?

Fushata për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë një kombinim të figurave të njohura ndër vite, si dhe të aktorëve të rinj që synojnë të ofrojnë alternativa ndaj......