Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Evropës - Mbi 790 miliardë euro dëme ekonomike që nga viti 1980
Evropa ka përjetuar mbi 790 miliardë euro dëme ekonomike si pasojë e motit ekstrem dhe ngjarjeve të lidhura me klimën nga viti 1980 deri në 2023, sipas një raporti të ri të Agjencisë Evropiane për Mjedisin (EEA).
Gjermania ka pësuar humbjet më të mëdha në këtë periudhë, me kosto që arrijnë në 180 miliardë euro. Pas saj vijnë Italia, me kosto që kapin shifrën 135 miliardë eurove, Franca me 130 miliardë dhe Spanja me 97 miliardë euro. Megjithatë, panorama ka ndryshuar për shekullin XXI.
Duke marrë parasysh vetëm dëmet e këtij shekulli, Gjermania, Italia, Franca dhe Spanja ndiqen nga një grup prej gjashtë vendesh të BE-së, Austria, Belgjika, Çekia, Portugalia, Rumania dhe Sllovenia, të cilat kanë pësuar humbje të ngjashme në total, nga 12 deri në 15 miliardë euro.
Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike i Kombeve të Bashkuara (IPCC) vlerëson se intensiteti dhe frekuenca e ekstremeve klimatike janë rritur në disa rajone evropiane dhe priten të vazhdojnë zgjerimin me përparimin e ngrohjes globale.
Përmbytjet dhe valët e nxehtësisë kanë qenë shkaqet kryesore të dëmeve ekonomike në të gjithë BE-në. Ndërsa pasojat ekonomike më të mëdha në vendet më të pasura mund të duken domethënëse, ato zakonisht kanë ndikim më të vogël në ekonominë kombëtare, krahasuar me humbjet më të vogla të përjetuara nga vendet më të varfra.
Shtetet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, si Sllovenia, Belgjika dhe Gjermania, përjetojnë humbje më të larta për kilometër katror, ndërsa vendet e Evropës lindore dhe veriore si Finlanda dhe Estonia priren të vuajnë më pak financiarisht.
Ndërkohë, Sllovenia vuan dëmet më të larta për frymë në Evropë, që arrijnë në 8,733 euro nga viti 1980 deri në 2023. Pas saj renditen Luksemburgu me 2,694 euro, Zvicra me 2,685 euro dhe Italia me 2,330 euro për frymë. Nga ana tjetër, vendet me humbjet më të ulëta për frymë janë Kosova me 10 euro, Mali i Zi me 41 euro dhe Islanda me 87 euro.
Për 27 shtetet anëtare të BE-së, mesatarja e dëmeve të mbuluara nga sigurimet është rritur me kalimin e kohës, nga 2.5 miliardë euro në vitin 2009, në 4 miliardë euro në 2023.

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008 - Zhvlerësohet edhe euro, e mbyll javën në minimumin historik
Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros në tregjet......

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit, fondi limit do jetë 77.1 mln lekë
Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje......

Sigurimi i pronës, i detyrueshëm për shqiptarët? - Hajdarmataj: Primet bëhen më të përballueshme nga rritja e numrit të të siguruarve
Prona në Shqipëri vijon të mbetet një ndër asetet që sigurohet më pak. Për të nxitur sigurimin në masë dhe zvogëluar kështu kostot e primeve, shumë shtete e......

Më pak orë pune, më shumë pushim! - Polonia teston modelin e javës 4-ditore
Polonia ka prezantuar në korrik eksperimentin e një jave pune të shkurtuar, ndërsa qeveria synon të përmbushë nevojat sociale. Ideja e reduktimit të kohës së......

Të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet në Teksas - Autoritetet shpallin gjendje emergjence, 237 persona evakuohen
Shirat e stuhishëm sollën përmbytje të mëdha përgjatë lumit Guadalupe në Teksas, duke shkaktuar të paktën 24 të vdekur. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po......

Biznesi dhe investimet me orientim nga BE dhe inovacioni - Çfarë parashikon Strategjia e Zhvillimi të Biznesit dhe Investimeve?
Në Konsultimet Publike, është publikuar projekt vendimi për disa shtesa e ndryshime “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të biznesit dhe investimeve,......

“Marco Rubio do të vijë në Tiranë”! - Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën, në emër të kryeministrit Rama
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio gjatë festimeve të ditës së pavarësisë, ku shprehet se e......

Mashtrimi i Bankers me taksat, Gjykata nis procesin - Penalizimi pas 6 muajve hetime nga Drejtoria e Tatimeve
Drejtuesit e kompanisë “Bankers Petroleum” do të përballen me procesin gjyqësor që ka nisur në gjykatën e Fierit. Të shtunën paradite të arrestuarit në......