Ndotësit më të mëdhenj “shmangin” COP30 - Liderët e SHBA-së, Kinës dhe Indisë nuk do të jenë pjesë e samitit

Ndërsa liderët evropianë mblidhen në samitin e COP30 për të diskutuar mbi reduktimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike, ndotësit më të mëdhenj të botës nuk do të jenë të pranishëm në samitin vjetor të Kombeve të Bashkuara për klimën, që zhvillohet në qytetin brazilian Belém.
Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India do të mungojnë në pjesën më të madhe të takimeve, duke lënë Bashkimin Evropian thuajse të vetëm në përpjekjet për të ndihmuar vendet në zhvillim, që kërkojnë teknologji dhe burime financiare për të përballuar ndikimet e ndryshimeve klimatike.
Për Evropën, kjo është një lojë delikate balancimi, ndërsa përpiqet të mbajë angazhimin dhe të përmbushë premtimet klimatike, por gjithashtu fokusi është kthyer drejt përforcimit të mbrojtjes dhe kapaciteteve të sigurisë. Ndërkohë, SHBA, Kina dhe India po përqendrojnë përpjekjet e tyre në forcimin e kapaciteteve industriale dhe agjendën e brendshme.
Presidenti kinez, Xi Jinping, nuk do të marrë pjesë në COP30, por do të dërgojë zëvendëskryeministrin për të përfaqësuar Pekinin, ndërsa India do të dërgojë në samit ambasadorin e saj në Brazil.
Shtetet e Bashkuara shmangën tërësisht COP30, pa asnjë delegat të Uashingtonit në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën. Mungesa e Uashingtonit ishte një rezultat i pritshëm pas tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit, që shënon 10 vjet nga premtimi i liderëve botërorë për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5°C në krahasim me nivelet e vitit 1990.
Kina (29.2%), Shtetet e Bashkuara (11.1%) dhe India (8.2%) përbëjnë pothuajse gjysmën e emetimeve globale, krahasuar me vetëm 5.9% që vijnë nga Bashkimi Evropian, sipas të dhënave të vitit 2024.
Vetëm vitin e kaluar, shtetet anëtare të bllokut kontribuuan me 42.7 miliardë euro financa publike dhe private ndërkombëtare, sipas Këshillit Evropian.
Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe mosha, aq më e lartë pjesëmarrja
Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334,539 mijë qytetarë me të drejtë......
“Vala” tarifore mbërrin në 2026- Bizneset evropiane përgatiten për pasoja më të mëdha nga tarifat amerikane
Bizneset evropiane do të vuajnë pasoja shumë më të mëdha në vitin 2026 nga tarifat amerikane në raport me këtë vit, kur disa masa paraprake reduktuan......
Blerja e trenave elektrikë për Tiranë-Durrës - Akordohen 350 mln lekë në buxhetin 2026, kosto totale 1 mld lekë
Blerja e trenave për operimin e hekurudhës Tiranës – Durrës – Rinas duket se do të mbulohet me fonde buxhetore, teksa në projektbuxhetin për vitin 2026 janë......
Përfundon hartimi i Paketës Fiskale - Së shpejti paraqitet në Komision Parlamentar për diskutim
Hartimi i plotë i Paketës Fiskale ka përfunduar, ndërsa pritet të paraqitet së shpejti për diskutim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe......
“Reforma e Pensioneve, shtylla e buxhetit 2026” - Malaj: Në të njëjtën linjë është edhe rritja e pagës minimale në 700 euro deri në 2029
“Shtylla themelore e këtij buxheti është padiskutim Reforma e Pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030”. Kështu......
SHBA, drejt rihapjes së qeverisë - Palët arrijnë kompromis për legjislacionin e ri
Senati i Shteteve të Bashkuara ndërmori hapin e parë për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në histori të qeverisë, pasi një grup demokratësh të moderuar......
Socialistët fitojnë bindshëm 5 bashkitë - Diferencë e thellë me kandidatët e pavarur
Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena tashmë kanë kryetarët e rinj të zgjedhur. Gara u fitua bindshëm nga socialistët, duke lënë pas me një diferencë të......
Zgjedhjet lokale në Kosovë - LVV dhe LDK fitojnë në total nga 7 komuna secila
Beteja finale për pushtetin lokal në Kosovë është mbyllur të dielën me balotazhin e zhvilluar në 18 komuna. Mbi 32.5 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar......





