“Ndizet” beteja teknologjike SHBA-Kinë/ Uashingtoni bllokon dërgesat e çipeve drejt Pekinit
Qeveria amerikane ka revokuar autorizimin që i lejonte kompanisë Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) të dërgonte lirshëm pajisje thelbësore nga SHBA drejt Kinës. Vendimi hyn në fuqi më 31 dhjetor dhe pason masat e administratës Trump për të kufizuar dërgesat nga Samsung dhe SK Hynix drejt Kinës.
Kjo pritet të ndikojë ndjeshëm prodhimin në fabrikën kryesore të TSMC-së në Nanjing, Kinë, që krijon çipe të teknologjisë së mëparshme, pasi çdo dërgesë në të ardhmen do të kërkojë licensa eksporti. Megjithatë, prodhimi i çipeve më të avancuara të TSMC-së zhvillohet në Tajvan dhe SHBA, jo në Kinë.
“Ndërkohë që po vlerësojmë situatën dhe po marrim masat e duhura, duke përfshirë komunikimin me qeverinë amerikane, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të siguruar funksionimin e pandërprerë të fabrikës sonë në Nanjing,” – tha TSMC në një deklaratë.
Vendimi vjen në një kohë kur gara mes SHBA-së dhe Kinës është ashpërsuar, me të dyja vendet që synojnë epërsinë në zhvillimin e teknologjive të avancuara.
Gjithashtu, ai vjen ndërsa dy superfuqitë vijojnë bisedimet tregtare. Më 12 gusht, të dyja palët ranë dakord të ulin përkohësisht tarifat për 90 ditë, para se të negocionin një zgjidhje përfundimtare.
Administrata e Biden vendosi kufizime ndaj industrisë së çipeve në Kinë në vitin 2022, por lejoi përjashtime për kompani të mëdha si TSMC, me kusht që ato të ndanin informacione të caktuara me qeverinë amerikane. Ende nuk dihet se sa shpejt do të lëshojë qeveria amerikane licensat e nevojshme, çka mund të ngadalësojë dërgesat dhe të pengojë prodhimin.
Kritikët e këtij vendimi paralajmërojnë se masa mund të nxisë inovacionin në Kinë, pasi kompanitë do të detyrohen të gjejnë furnitorë vendas.

Gjermani, 5.4 trilionë euro për transformimin energjetik/ Nevojitet qasje më efikase për të lehtësuar bizneset dhe konsumatorët
Dhoma Federale e Industrisë dhe Tregtisë në Gjermani ka paralajmëruar se strategjia aktuale për transformimin energjetik mund t’i kushtojë ekonomisë së......

Pagesat elektronike, Banka e Shqipërisë ul ndjeshëm komisionet/ Synohet përafrimi me standardet ndërkombëtare
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rregulloret e rishikuara për sistemet e pagesave AIPS, AIPS EURO dhe AECH, si dhe për funksionimin e......

Paga e punonjësve, “motor” i kostove në ndërtim/ Çmimet në sektor ngadalësojnë ritmin, por vijojnë me rritje edhe në T2
Çmimet në ndërtim po lëvizin, por me hapa të kujdesshëm. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e dytë të vitit 2025 arriti në 113,5, duke treguar një......

Zyra e Komisionerit takim me drejtuesit e Bankave/ Dervishi: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, sfidë dhe mundësi për sektorin bankar
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve bankare......

“Më shumë aplikime në inxhinieri dhe informatikë”/ Xhelaj: Mjekët, policët, dhe arkitektët e ardhshëm, mbyllin regjistrimet
Mbi 50% e maturantëve kanë mbyllur regjistrimet në degët e universiteteve. Në një intervistë për Scan TV kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj......

Sa para qarkullojnë në Shqipëri? BSH: Sasia është rritur me 15% që prej vitit 2022
Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një shifër rekord prej 903 miliardë lekësh në muajin korrik, ndërsa në një hark kohor prej 3 vitesh ka pësuar një......

Zjarret, si do të dëmshpërblehen blegtorët? Kullolli: 40 grupe në terren. Është bërë evidentimi i dëmeve
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve me anë të 40 grupeve të veterinerëve të shpërndarë në të gjithë territorin e vendit, ka bërë......

Reforma e ujit, si u krijuan shoqëritë rajonale? Synimi, rritja e cilësisë së shërbimit dhe qëndrueshmërisë financiare të kompanive
Reforma e fundit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve nisi në maj 2022. Sipas parashikimeve, nga një sistem i shpërndarë në 58 shoqëri pranë 61 bashkive,......