Bota Postuar më 15 Janar 2025, 15:45

Nafta, në rënie gjatë 2 viteve të ardhshëm - Rritja globale e prodhimit do të tejkalojë kërkesën

Nga Kristi Ceta

Nafta, në rënie gjatë 2 viteve të ardhshëm - Rritja

Çmimet e naftës do të jenë nën presion gjatë dy viteve të ardhshëm, pasi rritja globale e prodhimit do të tejkalojë kërkesën, tha Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-së në raportin e saj të Perspektivës Afatshkurtër.

Shumë analistë presin një treg të mbifurnizuar të naftës këtë vit, pasi rritja e kërkesës u ngadalësua ndjeshëm në vitin 2024 në vendet më të mëdha që konsumojnë energji, si SHBA dhe Kina.

Sipas raportit, çmimet e naftës së papërpunuar Brent do të bien me 8% në mesatarisht 74 dollarë për fuçi në vitin 2025 e më pas të ulen më tej në 66 dollarë për fuçi në 2026.

Administrata e rriti pak vlerësimin e saj për prodhimin rekord të naftës në SHBA këtë vit, në 13.55 milionë fuçi në ditë, nga vlerësimi i mëparshëm prej 13.52 milionë fuçi në ditë. Çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA pritet të jenë mesatarisht 70 dollarë për fuçi në vitin 2025 dhe të bien në 62 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm.

Pjesa e furnizimit të SHBA-së që vjen nga Teksasi dhe Nju Meksiko, rajoni më i madh në botë për prodhimin e naftës argjilore, do të vazhdojë të rritet dhe të përbëjë më shumë se gjysmën e të gjithë prodhimit të vendit në vitin 2026, thuhet në raport.

Në nivel global, prodhimi i naftës dhe karburantit të lëngshëm tani pritet të jetë mesatarisht 104.4 milionë fuçi në ditë në vitin 2025, nga parashikimi i mëparshëm prej 104.2 milionë fuçi në ditë.

Administrata citoi një vendim të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve për të lehtësuar reduktimet e furnizimit, si dhe pritshmëritë që prodhuesit jashtë OPEC do të rrisin prodhimin.

Ndërkohë, kërkesa globale pritet të jetë mesatarisht 104.1 milionë fuçi në ditë, nga vlerësimi i mëparshëm prej 104.3 milionë fuçish në ditë, ende më e ulët se tendencat para pandemisë, thekson raporti.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Lidion Kulla

Kush janë kandidatët për kryeministër?

Fushata për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë një kombinim të figurave të njohura ndër vite, si dhe të aktorëve të rinj që synojnë të ofrojnë alternativa ndaj......

Shqipëria 11 Maj Dorian Koça

Barazia gjinore dhe zgjedhjet në Shqipëri!

Që nga viti 2008, legjislacioni shqiptar garanton të paktën 30 për qind përfaqësim të gjinisë më pak të përfaqësuar në pozicione vendimmarrëse politike dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Lidion Kulla

Kush janë kandidatët për kryeministër?

Fushata për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë një kombinim të figurave të njohura ndër vite, si dhe të aktorëve të rinj që synojnë të ofrojnë alternativa ndaj......

Shqipëria 11 Maj Dorian Koça

Barazia gjinore dhe zgjedhjet në Shqipëri!

Që nga viti 2008, legjislacioni shqiptar garanton të paktën 30 për qind përfaqësim të gjinisë më pak të përfaqësuar në pozicione vendimmarrëse politike dhe......