Nafta “merr hov” pas sulmeve ruse në Ukrainë - Shkak, mundësia për sanksione të reja ndaj Kremlinit
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1 dollar për fuçi ditën e hënë, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të javës së kaluar, të ndihmuara nga pritshmëritë për sanksione të reja ndaj naftës ruse pas një sulmi ajror në Ukrainë.
OPEC+ (që përfshin Organizaten e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatë të tjerë si Rusia) sinjalizoi se do të rrisë më tej prodhimin e naftës duke filluar nga tetori, por sasia e shtuar parashikohet të jetë modeste.
Grupi ka filluar të rrisë prodhimin që nga prilli, pas disa vitesh me shkurtime për të mbështetur tregun e naftës. Vendimi i fundit vjen pavarësisht rrezikut për një tepricë të furnizimit gjatë muajve të dimrit në hemisferën veriore.
Tetë anëtarë të OPEC+ do të shtojnë prodhimin duke filluar nga tetori me 137,000 fuçi në ditë, një sasi shumë më e vogël në krahasim me rritjet prej rreth 555,000 fuçi në ditë për muajt shtator dhe gusht.
"Çmimet e naftës morën mbështetje nga fakti që rritja e prodhimit nga OPEC+ ishte më modeste se sa pritej, si dhe nga një rikthim teknik pas rënies së javës së kaluar," shpjegojnë analistët. Sipas tyre, pritshmëritë për një ofertë më të kufizuar falë mundësisë së sanksioneve të reja amerikane ndaj Rusisë po mbështesin gjithashtu çmimet. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të kalojë në një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Kremlinit.
Rusia ndërmori sulmin ajror më të madh të luftës ndaj Ukrainës, duke dëmtuar godinën qeveritare kryesore në qendër të Kievit dhe duke vrarë të paktën katër persona, sipas autoriteteve ukrainase. "Shanset për paqe në luftën Rusi-Ukrainë po zbehen dhe nuk ka pritshmëri që nafta ruse të mbushë tregjet," u shpreh një nga ekspertët e sektorit.
Sipas Goldman Sachs, pritet një tepricë e lehtë e furnizimit me naftë në vitin 2026, pasi rritjet e prodhimit në SHBA do të tejkalojnë uljen e furnizimit nga Rusia dhe kërkesën globale më të fortë.

Bypass-i i Tiranës, lidhet kontrata - Ndërtimi i lotit të parë do kushtojë 3.15 mld lekë, i hapet rruga nisjes së punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për fazën e parë të bypass-it të Tiranës, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve. Kontrata me kompaninë 4......

Bujqësia, e “etur” për financim - Sa iu përgjigjën bankat? BSH: Në korrik u dhanë rreth 28.6% më pak kredi për këtë sektor
Kredia në bujqësi i është rikthyer sërish rënies. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare financuan më pak biznese të këtij sektori në......

Dyfishohen tarifat për udhëtarët evropianë drejt SHBA - Aplikimi për udhëtime pa vizë do të kushtojë 40 dollarë nga 30 shtatori
Duke filluar nga kjo vjeshtë, shumë udhëtarë që do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara do të përballen me një rritje të ndjeshme të tarifës për autorizimin e......

“Diplomacia ekonomike do të jetë prioritet” - Rama: Shqipëria, më pranë se kurrë anëtarësimit në BE
Në konferencën tre ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin se shërbimi dilpomatik i Republikës së Shqipërisë,......

Rreth 1 në 5 nxënës zgjedh një zanat/ Pesha e tyre brenda totalit të nxënësve në gjimnaz, me rritje të qëndrueshme
Interesi për arsimin profesional në Shqipëri tregon një dinamikë interesante gjatë viteve të fundit. Ndërsa numri i nxënësve që zgjedhin këtë rrugë ka pësuar......

Industria e makinave elektrike, thirrje BE-së - Kërkon zbatimin e objektivit për emetime zero deri në vitin 2035
Më shumë se 150 drejtues të industrisë së makinave elektrike në Evropë kanë nënshkruar një letër të përbashkët, duke i kërkuar Bashkimit Evropian t’i......

Turizmi qarkulloi 929 milionë euro - Akomodimi dhe ushqimi, rritje të lartë në 7-mujor
Sektorët e ekonomisë të lidhur me turizmin kanë perfomuar pozitivisht gjatë këtij viti. Të dhënat e 7-mujorit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një......

Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës - Ministrja Manastirliu: 26.500 ulen për herë të parë në banka
Në të gjithë shkollat e vendit nis viti i ri akademik 2025-2026 për 345 mijë nxënës të arsimit bazë e të mesëm. Ndërsa, 26.500 prej tyre ulen për herë të......