Nafta e Venezuelës, SHBA investim 100 mld dollarë - Sekretari amerikan i Energjisë: Rritje prodhimi me 30%

Sekretari amerikan i Energjisë Chris Wright u tha drejtuesve të kompanive hidrokarbure se prodhimi i Venezuelës mund të rritet me 30% nga niveli aktual prej 900,000 fuçish në ditë, thanë drejtuesit që morën pjesë në takim.
Rritja e prodhimit të naftës bruto nga Venezuela, e cila ndodhet në rezervat më të mëdha në botë, është një objektiv kryesor për Presidentin Donald Trump, pasi forcat amerikane arrestuan udhëheqësin e Venezuelës Nicolas Maduro.
Takimi me dyer të mbyllura i Wright me drejtuesit u zhvillua në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur në Davos të Zvicrës.
Vite të tëra investimesh të pamjaftueshme dhe sanksionesh kanë bërë që prodhimi i naftës në Venezuelë të perjetoj rënie. Venezuela sot përfaqëson vetëm 1% të prodhimit botëror.
Trump ka thënë se planifikon të kontrollojnë burimet e naftës për një kohë të pacaktuar, ndërsa kërkon të rindërtojnë industrinë e saj të rrënuar me një plan prej 100 miliardë dollarësh. Deri më tani, administrata e tij ka tërhequr 50 milionë fuçi naftë nga Venezuela dhe po shet një pjesë të saj në tregun e hapur.
Trump u takua me mbi 15 drejtues të naftës në fillim të këtij muaji në Shtëpinë e Bardhë, gjatë të cilit Drejtori ekzekutiv Darren Woods i tha Trump se Venezuela do të duhet të ndryshojë ligjet e saj përpara se të mund të jetë një mundësi tërheqëse investimi.
Ari kalon mbi 4,800 dollarë për ons, investitorët duan strehë të sigurtë
Ari kaloi 4,800 dollarë për ons për herë të parë të mërkurën, ndërsa tensionet gjeopolitike, përfshirë përpjekjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për......
VKM, Erlind Sulo zv.ministër i infrastrukturës dhe energjisë, lirohen prefektët e Durrësit dhe Korçës
Këshilli i Ministrave ka emëruar Erlind Sulon zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Energjisë. Po ashtu Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra dy......
‘Paketa e Maleve’, Qeveria përcakton zonat e zhvillimit në Dibër, Tepelenë e Memaliaj
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka plotësuar serinë e vendimeve për zbatimin e Paketës së Maleve. Me vendime të posaçme janë përcaktuar zonat e......
Qeveria miraton ndërtimin e dy parqeve eolike në Korçë dhe Dibër, 55 dhe 10 megavat
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike, një në Korçë dhe një në Dibër, të cilët së bashku kanë një kapacitet të......
Trump në Davos: Askush veç SHBA-së nuk e siguron Groenlandën, PE pezullon punën për marrëveshjen tregtare BE-SHBA
Një fjalim që ka zgjatur 1 orë e 10 minuta nga të cilat një orë iu kushtuan tematikave ndërkombëtare, Presidenti amerikan Trump iu drejtua një audience që......
DAVOS – Trump: E dua Europën, por ajo nuk po shkon në drejtimin e duhur
Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se “Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur”, sipas......
Shqipëria prezantohet në FITUR Madrid me “Albania All Senses” — Ministri Gonxhja thirrje për zhvillim të turizmit gjithëvjetor!
Në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, prezantoi pavionin e Shqipërisë me......
Policia paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që kërkojnë pagesa të rreme për gjobat e automjeteve
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme......


