Musk krijon gjigantin privat më të fuqishëm në historinë e botës - Vlera 1 250 mld dollarë. Bashkon Tokën, hapësirën dhe AI

Elon Musk ka ndërmarrë lëvizjen më radikale të karrierës së tij duke bashkuar SpaceX dhe xAI në një marrëveshje rekord, që krijon një kolos privat me vlerë të kombinuar rreth 1.250 miliardë dollarë. Për herë të parë në histori, një kompani që operon në Tokë dhe një tjetër që synon hapësirën bashkohen në një strukturë të vetme biznesi.
Marrëveshja nuk është thjesht financiare. Ajo përfaqëson një ndryshim, ku raketat, satelitët, inteligjenca artificiale, energjia dhe përpunimi masiv i të dhënave vendosen nën një komandë të vetme. SpaceX, lider global në transportin orbital dhe infrastrukturën satelitore, përthith xAI – zhvilluesin e chatbot-it Grok – duke krijuar një ekosistem të mbyllur që shtrihet nga qendrat e të dhënave në Tokë deri në orbitë.
Sipas kushteve të transaksionit, SpaceX vlerësohet në rreth 1 trilion dollarë, ndërsa xAI në 250 miliardë dollarë, duke e bërë këtë një nga marrëveshjet më të mëdha private të realizuara ndonjëherë.
Musk e ka përshkruar bashkimin si “kapitullin e radhës” në misionin për të zgjeruar vetëdijen përtej Tokës, duke sugjeruar hapur se inteligjenca artificiale e së ardhmes nuk do të kufizohet në planetin tonë.
Thelbi strategjik i marrëveshjes lidhet me energjinë dhe të dhënat. Inteligjenca artificiale po konsumon sasi gjithnjë e më të mëdha energjie dhe kapacitetesh llogaritëse, ndërsa Musk argumenton se Toka nuk do të mjaftojë për t’i përballuar këto nevoja. Zgjidhja, sipas tij, janë qendrat e të dhënave në hapësirë, të furnizuara drejtpërdrejt nga energjia diellore, të mbështetura nga infrastruktura orbitale e SpaceX.
Kjo e vendos kompaninë e re në një nivel krejtësisht tjetër nga rivalët e saj tokësorë si Alphabet, Meta, Amazon apo OpenAI. Ndryshe nga ta, Musk po ndërton një model ku AI, energjia dhe hapësira janë një e vetme.
SHBA krijojnë rezervën e mineraleve kritike - 12 miliardë dollarë për t’u përballur me dominimin e Kinës
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar krijimin e një rezerve për mineralet kritike me vlerë gati 12 miliardë dollarë, që mund të kundërshtojë aftësinë......
Shqipëria drejt blerjes së ambasadës në Londër - Miratohen rregullat për selinë e përhershme diplomatike
Shqipëria ka hedhur një hap konkret për të siguruar një seli të përhershme për përfaqësinë e saj diplomatike në Londër. Me një vendim të miratuar më 23 janar......
Rritje e ndjeshme për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Franga e Paundi
Dollari amerikan ka arritur të rikuperojë pikë pas rënies së vazhdueshme që pësoi përgjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë mëngjes me 81.3 lekë dhe duke u......
Trump do të ulë tarifat ndaj Indisë - Pasi Modi premton të ndalojë blerjen e naftës ruse
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se planifikon të ulë tarifat për mallrat nga India në 18%, nga 25%, pasi kryeministri indian, Narendra Modi, pranoi......
Bankat amerikane, me “sytë” nga IA - Presin një kërkesë më të fortë për kredi në vitin 2026
Bankat presin që kërkesa për kredi biznesi në të gjitha kategoritë të forcohet këtë vit pas përmirësimit në tremujorin e kaluar, tregoi një anketë e Rezervës......
Skandali me subvencionet në Greqi: Mitsotakis: Na duhen ndryshime të guximshme
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, propozoi të hënën rishikimin e imunitetit ligjor të ministrave dhe statusit të punësimit të përjetshëm për......
Kosovë, Ferronikeli pas 20 vitesh privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim
Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe përpunimin e nikelit dhe produkteve të tij, Ferronikeli i Kosovës, sot numëron vetëm 80 të punësuar......
Emërimi, arkitektja Persida Shkrepa merr drejtimin e Institutit të Ndërtimit
Pedagogia dhe arkitektja Persida Shkrepa është emëruar në krye të Institutit të Ndërtimit. Emërimi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e......


