“Mur dronësh” për tu mbrojtur nga Rusia - Udhëheqësit e BE mbështesin planin, asetet ruse do ti jepen Ukrainës
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të tjera që aspirojnë integrimin në BE, u mblodhën në kryeqytetin e Danimarkës për të diskutuar forcimin e sigurisë së kontinentit. “Jemi shumë të shqetësuar dhe tani është koha për të ndërmarrë veprime”, tha Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo. Ndërkohë, Komisioni Evropian do të punojë mbi një “udhërrëfyes për mbrojtjen”, që do të publikohet brenda dy javësh, përpara se udhëheqësit të mblidhen për një samit tjetër për të marrë vendime. Liderë pjesëmarrës në samit, dhanë mbështetje të gjerë ndaj propozimeve për të përshpejtuar zhvillimin e teknologjisë së dronëve dhe sistemeve anti-dron. Gjithashtu, liderët ranë dakord që asetet e ngritja të Rusisë ti jepen Ukrainës.
“Udhëheqësit mbështetën gjerësisht projektet prioritare që do të forcojnë sigurinë e Evropës, duke përfshirë murin evropian të dronëve dhe Mbikëqyrjen e Krahut Lindor”, tha përpara gazetarëve Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në fund samitit.
Përpara takimit, i cili erdhi pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore nga dronën rusë, të Polonisë, Estonisë, Rumanisë dhe Danimarkës, Komisioni Evropian kishte publikuar një dokument ku përshkruante, ndër ide të tjera, katër projekte kryesore që beson se duhet të financohen dhe zbatohen me urgjencë. Dokumenti përfshin një mur evropian kundër dronëve, një Mbrojtje nga Krahu Lindor, një Mburojë të Mbrojtjes Ajrore dhe një Mburojë Hapësinore të Mbrojtjes.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, që mirëpriti homologët e saj evropianë, tha gjithashtu se kishte “mbështetje të gjerë” për propozimet e Komisionit. “Duhet të mbështesim prodhimin e dronëve dhe të forcojmë kapacitetet tona anti-dron. Kjo përfshin ndërtimin e një rrjeti evropian kundër dronëve, që mund të zbulojnë dhe sigurisht edhe të neutralizojnë ndërhyrjet nga jashtë. Pra, ne duhet të krijojmë një ekosistem evropian që do t'i mundësojë Evropës të zhvillojë zgjidhje të avancuara për dronë, të frymëzuara nga ajo që po bën tashmë Ukraina”, tha kryeministrja daneze. Ajo këmbënguli se nuk kishte “konflikt midis lindjes dhe perëndimit” për këtë çështje, edhe pse ka shumë mundësi që investimet të jenë në dobi të krahut lindor, i cili është gjeografikisht më afër Rusisë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, argumentoi se shkeljet e hapësirës ajrore “janë pjesë e taktikave të luftës hibride” dhe “kërkojnë një reagim dhe përgjigje të fortë e të vendosur nga Evropa”. “Ne duhet të sigurojmë parandalimin më të fortë në shkallë dhe me shpejtësi. Dhe ky ishte fokusi i diskutimit tonë sot. Ekziston një ndjenjë e qartë urgjence, sepse ruajtja e paqes ka qenë gjithmonë një detyrë thelbësore e Bashkimit Evropian", shtoi von der Leyen.
Komisioni është gati të hartojë një plan veprimi për mbrojtjen brenda dy javësh, i cili do të bazohet në diskutimet që udhëheqësit patën dhe do të përcaktojë objektivat e aftësive, me qëllim që ata të marrin vendime në një samit zyrtar më vonë këtë muaj.
Ndërsa udhëheqësit e kaluan pjesën më të madhe të kohës në Kopenhagen duke u marrë vesh për dronët, ata patën gjithashtu kohë të diskutonin masa të reja për të përforcuar ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën, e cila shihet si e ndërlidhur në mënyrë të pandashme me çështjen e mbrojtjes evropiane.
“Ne flasim shumë për garancitë e sigurisë për Ukrainën, por, në fakt, është e kundërta: Ukraina është sot garancia e sigurisë së Evropës. Mbështetja jonë për Ukrainën është një investim i drejtpërdrejtë në sigurinë tonë”, tha Frederiksen.
27 liderët e BE shkëmbyen mendime edhe rreth propozimit të guximshëm të Komisionit për të dhënë një ndihmë prej 140 miliardë eurosh për Kievin, bazuar në bilancet e parave “cash” të aseteve të ngrira të Rusisë, pjesa më e madhe e të cilave sot mbahet në Euroclear, një depozitë qendrore e letrave me vlerë me seli në Bruksel.
Huaja, nëse arrihet një marrëveshje, do të disbursohej gradualisht me kalimin e kohës, në varësi të kushteve. Sipas planit, i cili është ende në fazat e hershme dhe duhet të përpunohet më tej, Ukrainës do t'i kërkohej të shlyente kredinë vetëm pasi Moska të pranonte të kompensonte dëmet e shkaktuara, prandaj quhet “Kredi për Dëmshpërblim”. Më pas, Komisioni do t'ia shlyente Euroclear këto para dhe Euroclear do t'ia shlyente Rusisë, duke e plotësuar zinxhirin.
Ndërsa plani ka fituar mbështetje të gjerë mes udhëheqësve, ai është përballur me rezistencën e kryeministrit belg Bart De Wever, i cili shprehu shqetësime ligjore dhe teknike. Një pikëpyetje kyçe për Belgjikën është menaxhimi i riskut: si do të trajtohej kolektivisht nga blloku çdo problem, falimentim ose padi ligjore.
Në fund të takimit, von der Leyen u përpoq të qetësonte kryeministrin belg. “Është absolutisht e qartë se Belgjika nuk mund të jetë i vetmi shtet anëtar që mban rrezikun, por rreziqet duhet të vendosen mbi supe më të gjera”, tha ajo. “Nuk ka sekuestrim të aseteve”, theksoi von der Leyen, sikurse pretendon Rusia. Gjithsesi, asetet e ngrira për momentin do të “qëndrojnë në frigorifer”. Samiti i ardhshëm, më vonë gjatë tetorit, mund të jetë “dita e së vërtetës”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.
Dy orët e planifikuara për të folur rreth mbrojtjes së përbashkët zgjatën dy herë më shumë. Duke pasur parasysh nevojën për diskutime të mëtejshme, takimet midis 27 ministrave të mbrojtjes dhe diplomates së lartë të BE-së, Kaja Kallas, do të zhvillohen më shpesh. Vendet kryesore evropiane, Franca dhe Gjermania, shprehën skepticizëm ndaj një muri kundër dronëve të menaxhuar nga Komisioni, ndërsa vendet jugore po shtyjnë përpara një koncept më të gjerë që do të mbrojë edhe kufijtë e tyre.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz hyri në samit duke dashur të fliste për konkurrueshmërinë, por dështoi. “Do të kemi dy tema kryesore për të diskutuar: së pari, konkurrueshmërinë e industrisë evropiane dhe nivelin e lartë, shumë të lartë, të rregullimit në Evropë”, tha Merz për gazetarët pas mbërritjes në Kopenhagen. “Së dyti, për fat të keq, do të na duhet të flasim përsëri për luftën e Rusisë kundër Ukrainës”, shtoi ai.
Megjithatë, zyrtarët në samit e dinin se mesazhi i Merz ishte i përshtatur për një audiencë të brendshme, pasi udhëheqësi gjerman është nën presion në rritje për të riorganizuar ekonominë më të madhe të BE-së dhe për të zbatuar reformat rrënjësore.
Pika përfundimtare e samitit të Kopenhagenit u diktua nga një ftesë për darkë. Familja mbretërore daneze ftoi udhëheqësit e BE-së për darkë saktësisht në orën 7 të mbrëmjes.
Ky takim shtoi presionin e një afati kohor. Por seanca mbi sigurinë dhe mbrojtjen zgjati katër orë, dy herë më shumë se sa ishte planifikuar, sepse udhëheqësit shkuan përtej pikave të tyre të paracaktuara të diskutimit dhe përgjigjeve të lira. Costa, i cili kryesoi takimin, nuk guxoi ta ndërpriste mikrofonin duke pasur parasysh se sa të ndjeshme ishin bisedimet, tha një zyrtar i BE-së, i cili mohoi se bisedimet zgjatën më shumë për shkak të mosmarrëveshjeve midis udhëheqësve.

Shqipëria e 15-ta në botë për sigurinë kibernetike/ Vengu: Rrisim kapacitetet në fushën e sigurisë së informacionit!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se Shqipëria është renditur e 15-ta në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike. Ai theksoi se kjo arritje shton......

Dhuna ndaj grave, fokus tek fuqizimi ekonomik - Drafti i ri, për konsultim publik. Ngrihet një rrjet i koordinuar shërbimesh
Drafti i ri i hedhur për konsultim publik “Për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, një dokument që përveç mbrojtjes......

Ulje e çmimit të energjisë? - Kreu i ERE, Ahmeti: Nuk përjashtohet mundësia, varet nga performanca e OSHEE
Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti nuk përjashton mundësinë e uljes së çmimit të energjisë elektrike, në varësi të performancës financiare......

Çmimet Nobel në Fizikë/ Shkencëtarët amerikanë shpallen fitues për zbulimet në teknologjinë kuantike
Shkencëtarët John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis fituan Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2025, për “zbulimin e tunelimit kuantik makroskopik dhe......

Evropa, lider botëror në duhanpirje - Një në katër persona janë konsumues. Rajoni tejkalon Azinë Juglindore
Evropa regjistron shkallën më të lartë të përdorimit të duhanit në botë, duke kaluar Azinë Juglindore, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore......

“SEPA, gur themeli drejt infrastrukturës financiare evropiane” - Sejko: Faza e dytë, edukimi i përdoruesve dhe thellimi i digjitalizimit të pagesave
Kanë nisur zyrtarisht transaksionet e para me SEPA në Shqipëri. Në Bankën e Shqipërisë është mbajtur ceremonia e transaksionit të parë të vendit tonë në......

Më shumë gra shofere në rrugët e Shqipërisë/ Grupmosha 25-34 vjeç me numrin më të lartë të lejeve të drejtimi për të dyja gjinitë
Të kesh një makinë dhe leje drejtimi nuk po shihet më si luks, por si nevojë e domosdoshme veçanërisht për ata që jetojnë në kryeqytet dhe në qytetet e......

“Kemi shumë pak patenta për shpikje” - Laknori: Ligji i ri, më shumë standard dhe më pak burokraci
Në Shqipëri, numri i patentave për shpikje mbetet ende i ulët, një tregues i mungesës së mbështetjes financiare dhe institucionale për inovatorët shqiptarë.......