Bota Postuar më 16 Shkurt 2026, 10:20

Mungesa e çipave rrit çmimet e telefonave inteligjentë - Analiza, teknologjia do të bëhet më e shtrenjtë këtë vit

Nga Dorian Koça

Mungesa e çipave rrit çmimet e telefonave inteligjentë -

Përfitimet e inteligjencës artificiale (IA) mund të kenë një kosto të lartë për konsumatorët. Kërkesa në rritje për çipa memorieje po rrit çmimin e telefonave inteligjentë dhe kompjuterëve. Sipas analizave nga instituti i Statistikave Botërore të Tregtisë së Gjysmëpërçuesve, çmimet për këto çipa u rritën me 50% vitin e kaluar. Si rezultat, konsumatorët mund të përballen jo vetëm me kohë më të gjata të dorëzimit, por edhe me çmime më të larta për pajisjet elektronike dhe digjitale.

Në gjysmën e parë të vitit 2025, tregu global i gjysmëpërçuesve arriti në 346 miliardë dollar, një rritje prej 18.9% krahasuar me vitin e kaluar. Për vitin 2026, pritet një rritje edhe më e madhe prej më shumë se 25%, duke e çuar tregun në 975 miliardë dollarë.

Se sa mund të rriten çmimet e telefonave inteligjentë është shqyrtuar në një studim nga firma e kërkimit të tregut IDC (International Data Corporation).

"Në një skenar të moderuar, çmimet mesatare të shitjes së telefonave inteligjentë mund të rriten me 3 deri në 5%", thuhet në studim. "Në një skenar pesimist, ato mund të rriten deri në 8%."

Ekspertët paralajmërojnë për një pikë kthese. Epoka e memories dhe magazinimit të lirë dhe të bollshëm po mbaron. Në vitin 2026, teknologjia do të bëhet më e shtrenjtë, jo sepse kërkesa po lulëzon, por sepse furnizimi nuk mund të përballojë ritmin.

Përdorimi dhe kostoja e çipave të memories në prodhimin e telefonave inteligjentë është rritur ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit. Sipas të dhënave të industrisë, memoria përbënte rreth 8% të kostove totale të komponentëve në një pajisje si  iPhone 12 Pro Max në vitin 2020.

Deri në shtator të vitit 2025, kjo pjesë ishte rritur në afërsisht 10% në iPhone 17 Pro Max. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të çipave të memories, analistët në firmën kërkimore Counterpoint Research vlerësojnë se kjo pjesë mund të rritet deri në 20%.

Në dallim nga kërkesa e ngadaltë për pajisje të reja, tregu i telefonave inteligjentë të përdorur po përjeton një rritje të fortë. Sipas një analize, telefonat inteligjentë të rinovuar arritën një pjesë tregu prej 9% në BE në korrik 2025. Në janar të vitit të kaluar, shifra kishte qenë vetëm 5%.

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat