Bota Postuar më 23 Prill 2026, 10:18

Monedha digjitale e Indisë si mjet i mirëqenies sociale - Projekti pilot po mbështetet edhe nga Banka Botërore

Nga SCAN TV

Monedha digjitale e Indisë si mjet i mirëqenies sociale - Projekti

Banka qënrore e Indisë po e përdor monedhën e saj digjitale e-rupi edhe si mënyrë për të kryer pagesat sociale. Mbështetja dhe financimet për mirëqenie një paketë prej 80 miliardë dollarësh, historikisht ka vuajtur nga korrupsioni dhe joefikasiteti.

Ndërsa përpjekjet e Indisë kanë qenë modeste krahasuar me ato të Kinës, ku më shumë se 200 milionë njerëz përdorin e -juanin , kombi më i populluar në botë mund të bëhet në teori emetuesi më i madh i monedhës digjitale nëse sistemi fiton terren.

Për momentin, autoritetet indiane po punojnë për të përcaktuar rastet e përdorimit në sektorët e shpërndarjes së ushqimeve dhe në subvencionimin e fermave, ku ndihma sociale shpesh ka vështirësi të arrijë tek marrësit e duhur.

Projekti pilot, i drejtuar bashkërisht nga Banka Botërore, Banka Rezervë e Indisë (RBI), qeveria e Maharashtras dhe Banka Kombëtare e Punjabit, është një nga rreth 10 eksperimentet që po zhvillohen në të gjithë Indinë për të testuar nëse monedha elektronike rupie mund të përdoret për të ofruar pagesa të mirëqenies në mënyrë më efikase.

Kina dhe India janë të vetmet vende me monedhë digjitale të programueshme në shkallë të gjerë, thonë analistët. Skema pilot e Indisë ka rreth 10 milionë përdorues. Globalisht, 49 vende po zbatojnë aktualisht projekte pilot të monedhave digjitale, ndërsa vetëm një numër i vogël kanë bërë një lançim të plotë të tyre. India hodhi në treg e-rupinë në fund të vitit 2022, duke e paraqitur atë si të ardhmen e pagesave, ndërsa paralajmëroi se kriptovalutat e emetuara privatisht paraqesin rreziqe për stabilitetin financiar, por përvetësimi ka qenë i kufizuar.

Transaksionet duke përdorur e-rupi kanë arritur në total rreth 3.6 miliardë dollarë që nga lançimi i saj, një pjesë shumë e vogël krahasuar me 300 miliardë dollarët që përpunohen çdo muaj në sistemin e Pagesave të Unifikuara të Indisë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat