Ministrat e BE-së, kompromis për euron digjitale/ Synohet reduktimi i varësisë nga sistemet amerikane Visa e Mastercard
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian ranë dakord për planin e krijimit të një monedhe digjitale euro, që synon të bëhet një alternativë ndaj sistemeve dominuese amerikane si Visa dhe Mastercard. Diskutimet për atë qe do të jetë një portofol elektronik i mbështetur nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) janë intensifikuar këtë vit, pasi BE po synon të zvogëlojë varësinë nga vendet e tjera në fusha kyçe si energjia, financat dhe mbrojtja.
BQE e ka paraqitur euron digjitale si një mënyrë për të reduktuar varësinë e Evropës nga kartat e kreditit amerikane dhe si një përgjigje ndaj nismës globale të presidentit amerikan Donald Trump për stablecoins të lidhura me dollarin amerikan.
Por si sponsori kryesor i projektit, Banka Qendrore deri më tani nuk ka arritur të sigurojë miratimin ligjor, pasi ligjvënësit kanë shprehur shqetësime se kjo rrezikon të dëmtojë fondet e bankave, të ketë kosto të larta dhe të kufizojë privatësinë.
Në një shenjë përparimi, ministrat e financave të BE-së, të cilët u mblodhën me presidenten e BQE-së Christine Lagarde në Kopenhagë, arritën një marrëveshje për hapat e ardhshëm. Kjo marrëveshje do t’u japë ministrave të financave të drejtën për të vendosur nëse do të emetohet një monedhë digjitale dhe sa euro të tilla do të mund të mbajë çdo banor, çka shihet si thelbësore për të qetësuar frikën nga një tërheqje masive e depozitave bankare.
“Përpara se BQE të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me emetimin, do të ketë një mundësi për diskutim në Këshillin e Ministrave. Ky është kompromisi që arritëm,” tha një zyrtar.
Megjithëse Komisioni Evropian propozoi legjislacionin për euron digjitale në qershor 2023, dy institucionet e tjera që duhet ta miratojnë atë, Parlamenti dhe Këshilli Evropian, nuk e kanë bërë ende këtë. Këshilli synon ta përfundojë pjesën e tij të punës deri në fund të vitit. Ndërsa Banka Qendrore shpreson që legjislacioni të jetë gati deri në qershor. Më pas do të duhen rreth dy deri në tre vjet për të nxjerrë në treg plotësisht monedhën digjitale.

Kosova, sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë/ Qeveria në detyrë miraton pakot 15, 16, 17 dhe 18
Kosova ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Rusisë, për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës. Qeveria në detyrë në mbledhjen e fundit, ashpërsoi sanksionet......

904 mijë euro për energjinë, 15 projekte të rëndësishme/ Ministrat në detyrë, Murati e Durmishi: Prekin sektorët kyç në Kosovë
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar 904 mijë euro nga Pako për përballimin e krizës energjetike, pasi më parë kishte pranuar nga......

Çfarë është “bujqësia me kontratë”?/ Ndryshon modeli në Shqipëri, fuqizohen kooperativat
Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri, me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin......

TTW: Shqipëria, “perla” e re e Mesdheut/ Trashëgimia dhe natyra shqiptare, “magnet” për turistët
Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë drejt një vizioni ambicioz për zhvillimin e turizmit, me synimin për ta kthyer vendin në një nga destinacionet më......

Femrat sipërmarrëse, 9.8 mld lekë kredi në 2024 / AAB: Kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritet edhe mbështetja e bankave
Bankat tregtare po ofrojnë më tepër mbështetje për vajzat dhe gratë që drejtojnë një biznes të vogël apo të mesëm. Të dhënat më të fundit nga Shoqata......

Planet për furnizim 24 orë me ujë/ Deri në 2029-ën, 100% e zonave urbane dhe 80% e fshatrave
Furnizim 24 orë me ujë të pijshëm në 100% të zonave urbane dhe mbi 80% të zonave rurale, deri në vitin 2030”. Ky është një prej objektivave të vendosur në......

Në fund të 2026-ës përfundon regjistrimi digjital i pronave / 106 zona kadastrale, nga Elbasani deri në Malësi të Madhe
Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon regjistrimin digjital të pronave, duke shënuar një hap të rëndësishëm në realizimin e projektit kombëtar për......

Zbret poshtë 97 lekëve, kur rritet euro?/ Fundi i sezonit turistik nuk e forcon monedhën europiane
Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbehe në fundjavë me 96.91 lekë .......