“Minerale të rralla në këmbim të ndihmës amerikane” - Trump vendos kushtet për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se donte që Ukraina të furnizonte Shtetet e Bashkuara me minerale të rralla, si një formë pagese për mbështetjen financiare të vendit gjatë luftës kundër Rusisë.
Trump, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, tha se Ukraina ishte e gatshme, duke shtuar se ai donte kompensim nga Kievi për mbështetjen me rreth 300 miliardë dollarë nga ana e Uashingtonit.
“Ne po i themi Ukrainës se ata kanë toka të rralla shumë të vlefshme”, tha Trump. "Po kërkojmë të bëjmë një marrëveshje me Ukrainën, ku ata do të sigurojnë atë që ne po u japim me tokat e tyre të rralla."
Tokat e rralla janë një grup prej 17 metalesh që përdoren për të krijuar magnetët, të cilët e kthejnë energjinë në lëvizje për automjetet elektrike, celularët dhe pajisjet e tjera elektronike.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së konsideron 50 minerale si kritike për ekonominë e vendit dhe mbrojtjen kombëtare, duke përfshirë disa lloje të tokave të rralla, nikelin dhe litiumin.
Ukraina përmban depozita të mëdha të uraniumit, litiumit dhe titanit, megjithëse për asnjë prej tyre nuk konsiderohet të jetë ndër pesë vendet më të mëdha në botë për nga vëllimi.
Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një minierë për toka të rralla operuese dhe shumë pak kapacitet përpunimi, megjithëse disa kompani po punojnë për të zhvilluar projekte të reja në vend. Kina është prodhuesi më i madh në botë i tokave të rralla dhe shumë mineraleve të tjera kritike.
Duke komentuar interesin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për mineralet e rralla të Ukrainës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u tha gazetarëve në Kiev se Ukraina i mirëpret investimet nga kompanitë amerikane.
Sondazh

Posta e SHBA-së pezullon pakot nga Kina, Hong Kongu - Vendimi ndalon dërgesat e mallrave të vogla pa tarifa doganore
Shërbimi Postar i SHBA-së tha se do të pezullojë përkohësisht pakot nga Kina dhe Hong Kongu, pasi Presidenti Donald Trump i dha fund një dispozite tregtare......

Gjykata e BE-së mbështet gjobën prej 320 milionë eurosh kundër Polonisë!
Komisioni Europian veproi saktë kur zbriti 320,200,000 euro nga pjesa e ndarë e Polonisë në buxhetin e BE-së lidhur me reformën e diskutueshme gjyqësore të......

Konferenca e pensioneve, Drejtoresha e AMF: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe mbështetjen e Bankës Botërore Konferencën......

Durrësi kalon Tiranën për rritjen e kredisë - Korça, e vetmja ku huaja konsumatore preferohet si ajo për blerje banese
Viti 2024 është mbyllur me një bilanc më të lartë të kredisë se në 2023. Në fund të tremujorit të katërt, totali i kredive të marra nga individët ka arritur......

Diaspora do votojë edhe me pasaporta e karta ID të skaduara - Zgjatet afati, Hoxha: Janë 500 mijë ID të skaduara
Qeveria ka zgjatur afatin e pasaportave dhe katave të ID që kanë skaduar për diasporën në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 11......

Anulim i marrëveshjes së portit me Hong Kongun? - Panamaja konsideron ndërprerjen e kontratës për të ulur ndikimin e Kinës
Panamaja po konsideron të anulojë kontratën e saj me kompaninë me bazë në Hong Kong, që drejton portet pranë Kanalit të Panamasë. Ky veprim mund të zbusë......

Groenlanda ndalon donacionet e huaja politike mes kërcënimit të Trump!
Parlamenti i Groenlandës ka prezantuar një ligj që ndalon donacionet e huaja politike, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë......

Kostot e udhëtimit në Evropë po largojnë turistët - Sipas të dhënave, më pak pushues do të vizitojnë kontinentin në 2025
Evropa nuk është më në listën e prioriteteve për qytetarët amerikanë dhe jo vetëm, kryesisht për shkak të kostove të larta. Të dhënat nga Komisioni Evropian......