Çmimet e ushqimeve, në nivelin më të lartë - Vaji vegjetal ndikoi në rritjen e kostove, ndërsa drithërat pësuan rënie
Indeksi botëror i çmimeve të ushqimeve të Kombeve të Bashkuara u rrit në nëntor në nivelin më të lartë që nga prilli 2023, duke regjistruar fitimin më të madh në 19 muajt. Ky ndryshim erdhi kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të vajit vegjetal, sipas të dhënave.
Indeksi i çmimeve, i hartuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për të gjurmuar mallrat ushqimore më të tregtuara në nivel global, u rrit në 127.5 pikë muajin e kaluar, nga 126.9 pikë që ishte në tetor, duke arritur nivelin më të lartë në 19 muaj dhe 5.7% nga një vit më parë.
Indeksi i vajit bimor shënoi një rritje 7.5% mbi nivelet e një muaji më parë dhe 32% mbi ato të vitit të kaluar, nxitur nga shqetësimet për prodhimin më të ulët se sa pritej të vajit të palmës, për shkak të reshjeve të tepërta në Azinë Juglindore. Çmimet e sojës u rritën si pasojë e rritjes së kërkesës globale për importe, po ashtu edhe vaji i lulediellit. Indekset e tjera të çmimeve të ushqimeve pësuan rënie.
Çmimet e drithërave ranë 2.7% nga tetori falë kostove më të ulëta të grurit dhe orizit, ndërsa sheqeri ra me 2.4% nga tetori, pasi India dhe Tajlanda filluan procesin e përpunimit. Gjithashtu, shqetësimet për perspektivat e të korrave të Brazilit u lehtësuan.
Në një raport të veçantë, Organizata shkurtoi parashikimin e saj për prodhimin global të drithërave në 2024, nga 2,848 miliardë tonë metrikë në 2,841 miliardë, një rënie prej 0,6% nga viti i kaluar, por mbetet ende prodhimi i dytë më i madh i regjistruar.
Ndërkohë, përdorimi botëror i drithërave është vendosur të rritet me 0,6%, në 2,859 miliardë tonë në 2024/25, falë rritjes së konsumit.
Si rezultat, Organizata pret që raporti i stoqeve të drithërave ndaj përdorimit të bjerë në 30.1% në mbyllje të sezonit 2025, nga 30.8% që ishte më parë, por duke treguar “një nivel të rehatshëm të ofertës globale".

Rinasi vendos rekord 10 milionë 11-mujori, Balluku: Vitin që vjen, konkurrencë me Vlorën dhe Kukësin
10 milionë pasagjerë, në 11 muaj. Rekordi është vendosur nga aeroporti “Nënë Tereza”, që në vitet e fundit ka shënuar tendencë në rritje të......

Reduktohet koha e përpunimit të deklaratave doganore/ Lehtësohet tregtia ndërkombëtare, ulen kostot e qëndrimit në dogana
Administrata doganore shqiptare, një institucion kyç për ekonominë e vendit, vazhdon të tregojë përmirësime të dukshme në drejtim të efikasitetit dhe......

Interneti, rrjeti fiks më i ngadaltë se celulari/ Shqipëria renditet më keq se rajoni për Tetorin e këtij viti
Shqipëria pozicionohet në vend të 59-të në renditjen globale të shpejtësisë së internetit në telefonat celularë dhe në vend të 84-t sa i përket shpejtësisë......

Greqia, paketë subvencionesh për energjinë - Qeveria u vjen në ndihmë familjeve për të përballuar rritjen e kostove
Greqia njoftoi një raund të ri të subvencioneve të faturave të energjisë për të ndihmuar familjet që përballen me rritjen e kostove të energjisë elektrike në......

Rritja e tarifës së transmetimit të energjisë - Shoqata e prodhuesve kërkon shpjegime shtesë, ankesa për tregun e balancimit
Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme kërkon shpjegime shtesë mbi aplikimin e bërë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për rritjen e tarifës së......

Turizmi po nxit çeljen e njësive akomoduese - 9.57 mln euro investim për 12 hotelet e reja që priten të ndërtohen
Zhvillimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm i turizmit po krijon mundësi të reja dhe po nxit gjithnjë e më shumë individët të angazhohen në iniciativa që lidhen......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Monedha europiane është blerë sot me 97.8 lekë dhe është shitur me 98.5 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë - Afati i aplikimit deri më 12 dhjetor 2024
Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin njofton hapjen e thirrjes për......