Bota Postuar më 6 Dhjetor 2024, 13:58

Çmimet e kafesë, më të lartat në 47 vjet - Moti ekstrem ka shtuar ndjeshëm kostot, ndërsa kërkesa vijon të rritet

Nga Kristi Ceta

Çmimet e kafesë, më të lartat në 47 vjet - Moti

Çmimet e kafesë kanë arritur nivelin më të lartë të 47 viteve. Kjo vjen si rezultat i kontratave të së ardhmes për kafenë Arabica që së fundmi ka arritur në 3.35 dollarë për ons (453 gram). Kjo është 70% më shumë se në fillim të vitit dhe në nivele që nuk janë arritur që nga viti 1977.

Çmimet janë rritur për shkak të frikës nga pasojat e motit ekstrem dhe thatësirave intensive në vendet kryesore prodhuese të kafesë si Brazili dhe Vietnami. Ky i fundit ka përjetuar një thatësirë ​​të gjatë, të ndjekur nga shira të rrëmbyeshëm që kanë vonuar korrjen.

"Një sezon sfidues i rritjes në Vietnam, prodhuesi kryesor i kokrrave Robusta, tani është zhvendosur në Brazil, ku moti i pafavorshëm ka ngritur shqetësime serioze për të korrat e Arabica të vitit 2025," shpjegojnë ekspertët.

Brazili, prodhuesi kryesor i variantit Arabica, po përballej me thatësirën më të keqe në dekadat e fundit përpara se shirat të arrinin më në fund në tetor. Megjithatë, lagështia e tokës mbeti e ulët, duke shtuar shqetësimet se të korrat nuk do të përmbushin pritshmëritë e duke rritur si rrjedhojë çmimet standarde në Exchange Intercontinental (ICE).

Nga dy llojet e kafesë që tregtohen në tregun e mallrave, çmimi i Arabica-s është rritur pothuajse 70% në bazë vjetore, ndërsa Robusta me më shumë se 60%.

Kafeja është një nga produktet më të tregtuara në botë dhe kërkesa ka qenë në rritje, e nxitur nga konsumi i lartë në Kinë. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e vendeve prodhuese e përmbushin këtë kërkesë. Prodhuesit kryesorë përfshijnë Brazilin, Vietnamin, Kolumbinë, Indonezinë dhe Etiopinë, të gjitha vende tropikale që ndikohen shumë nga ndryshimet klimatike.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) ka reduktuar së fundmi parashikimin e prodhimit të kafesë 2024/25 nga 69.9 milionë njësi (60 kg) në 66.4 milionë të tilla, që është ende 0.2% më shumë se në sezonin e kaluar. "Kjo rritje e vogël vjen si pasojë e një periudhe të gjatë të kushteve të pafavorshme të motit në rajonet kryesore prodhuese, që çuan në një ulje të vlerësimeve fillestare për sezonin," thuhet në raport.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat