Çmimet e bakrit, në nivele rekord - Rreziku i tarifave të SHBA-së ka “tronditur” tregun global
Çmimet e bakrit kanë arritur nivele rekord për shkak të frikës nga tarifat e mundshme të Shteteve të Bashkuara. Kjo ka krijuar pasiguri në tregjet globale, veçanërisht në Kinë, që është konsumatori më i madh bakrit në botë.
Pritshmëritë që Shtetet e Bashkuara do të vendosë tarifa ndaj bakrit e kanë çuar çmimin e tij pranë niveleve rekord. Metali kryesor industrial ka kaluar 5 dollarë për paund apo mbi 11 dollarë për kilogram për herë të parë pas shumë muajsh, duke treguar se shqetësimet e furnizimit janë më të rëndësishme se sfidat ekonomike globale.
Rritja e çmimeve të bakrit është shkaktuar plotësisht nga frika e tarifave të mundshme universale për të gjitha importet e bakrit në SHBA, thonë analistët. Ata theksojnë se vendi është shumë i varur nga bakri i huaj, pasi importet mbulojnë rreth 45 për qind të kërkesës.
SHBA po përballet me një rritje të importeve të bakrit ndërsa tregtarët anembanë botës përpiqen të kalojnë përpara tarifave të mundshme të planifikuara nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas burimeve të Bloomberg, midis 100,000 dhe 150,000 tonë bakër të rafinuar mund të mbërrijnë në SHBA në javët e ardhshme. Nëse i gjithë ky vëllim arrin në të njëjtin muaj, do të tejkalojë rekordin e vendosur në janar 2022, kur u importuan 136,951 tonë.
Kompanitë e mëdha tregtare po devijojnë sasi të mëdha bakri të destinuara për tregjet aziatike drejt Shteteve të Bashkuara. Si rezultat, tregtarët po planifikojnë kapacitet shtesë magazinimi në New Orleans dhe Baltimore.
Rritja e importeve të bakrit në SHBA ka pasoja globale, pasi zvogëlon furnizimet në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë Kinën, që është konsumatori më i madh në botë i bakrit. Çmimet e bakrit në SHBA tani janë dukshëm më të larta se në tregjet e tjera, duke shkaktuar rritje të kostove dhe ndërprerje të zinxhirit të furnizimit për prodhuesit amerikanë, të ngjashme me ato që mund të ndodhin në një luftë tregtare të plotë.
Në fund të muajit të kaluar, Trump urdhëroi Departamentin e Tregtisë së SHBA-së të hetojë tarifat e mundshme për bakrin për arsye të sigurisë kombëtare. Kjo bëri që çmimet e bakrit të rriten në bursën tregtare të Nju Jorkut (Comex), ku kontratat e së ardhmes kanë tejkaluar standardet globale.
Sondazh

Dyfishohet sipërfaqja e plazheve në funksion të privatit - Mbi 554 mijë m2, rritja më e lartë në bashkinë Lezhë
Ndarja e sipërfaqes së plazhit të lejuar si plazh privat/publik, për periudhën 2023-2024 bëhet proporcionalisht, sipas raportit 70% në funksion të subjekteve......

“Flasim”, Rama fton emigrantët të kthehen në atdhe - “Ka një gjë këtu që s’e gjen në asnjë vend tjetër”
‘Kthehuni në atdhe të kuptoni atë që e kam kuptuar edhe unë kur u ktheva’. Me këtë ndjesi personale në rubrikën javore ‘Flasim’ në rrjetet sociale,......

Politikat sociale, ja ‘oferta socialiste’ për pagat e pensionet-Dyfishimi pensionit minimal në 200 euro, paga mesatare 1000 euro
Oferta ekonomike e socialistëve bazohet në një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve. Në platformën e tyre programore ‘Shqipëria 2030’......

Gjermania miraton ndihmën 3 miliard euro për Ukrainën-Vendimi u konfirmua nga ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë euro. Të dy dhomat e......

Raporti i DASH: Shqipëria po përparon në luftën kundër pastrimit të parave, ja rreziqet
‘Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të biznesit’. Kështu......

Programi i partive për pensionistët-Kondi: Nuk përmbushin pritshmëritë e të moshuarëve
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike kanë shpalosur programet e tyre për pensionistët. Eksperti fiskal Ramadan Kondi, i ftuar në emisionin......

10 vite transformim në Urgjencën Kombëtare Rama: Është një nga krenaritë e reformave që ne kemi bërë
Me 3.5 milionë thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misioneve të realizuara, Shërbimi Kombëtar i Urgjencës është një histori transformimi. Flota e......

Dita Botërore e Sindromës Down - QTU flet përmes veprave, gjuhës e përshirjes
Në Ditën Botërore të Sindromës Down, QTU ka zgjedhur t’i rikujtojë vizitorëve dhe komunitetit rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së personave me......