“Microsoft, në bisedime për të blerë TikTok” - Trump konfirmon negociatat dhe interesin e lartë për aplikacionin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se Microsoft është në bisedime për të blerë platformën TikTok. Kjo është hera e dytë që diskutohet blerja e aplikacionit, pas dështimit të negociatave gjatë mandatit të parë të Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se kompania Microsoft është në bisedime për të blerë aplikacionin TikTok.
Kur u pyet nëse Microsoft ishte në bisedime për të blerë aplikacionin, presidenti i SHBA-së tha “Unë do të thosha po”, duke shtuar se “ka shumë interes për platformën”.
Gjatë mandatit të parë, Trump urdhëroi TikTok të ndante versionin e tij amerikan nga ByteDance duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare. Microsoft ishte kandidati kryesor për ta blerë në vitin 2020, por bisedimet shpejt dështuan dhe shtytja e Trump përfundoi disa muaj më vonë kur ai u largua nga detyra.
TikTok, i cili ka rreth 170 milionë përdorues amerikanë, u mbyll përkohësisht këtë muaj, pak përpara vendosjes së një ligji që kërkon nga pronari i tij kinez ByteDance ta shesë atë për arsye të sigurisë kombëtare ose të përballet me një ndalim të aplikacionit.
Trump, pasi mori detyrën më 20 janar, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që shtyn me 75 ditë zbatimin e ligjit. Ai tha javën e kaluar se ai ishte në bisedime me shumë persona për blerjen e TikTok dhe me shumë mundësi do të merrte një vendim për të ardhmen e aplikacionit brenda 30 ditësh.
Kohët e fundit, startup-i Perplexity AI bëri një propozim për t'u bashkuar me TikTok, me qeverinë amerikane që do të merrte deri në gjysmën e kompanisë së re në të ardhmen.
Në vitin 2021, CEO i Microsoft i quajti bisedimet për aplikacionin si "gjëja më e çuditshme për të cilën kam punuar ndonjëherë". Qeveria e SHBA-së kishte “një grup të veçantë kërkesash dhe më pas ajo thjesht u zhduk”, shtoi ai.
Sondazh

Skemë e re pensionesh, rekomandimi i FMN - “Bonusi është masë e përkohshme, projeksionet janë të rrezikshme për buxhetin”
Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron qeverinë shqiptare që të ndërmarrë një reformë të mirëfilltë në skemën e pensioneve. Referuar raportit të fundit të këtij......

2 projekte për centrale diellore publike - KESH synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë
Teksa një sërë centralesh diellore private kanë hyrë në prodhim apo pritet të ndërtohen, edhe gjeneruesi publik i energjisë po synon zgjerimin e portofolit......

Sa deputetë mund të nxjerrin votat e diasporës? Deri në fund të procesit projektohet të aplikojnë rreth 275 mijë emigrantë
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 28 Janar kanë aplikuar rreth 89,900 individë dhe rreth 55 mijë prej këtyre kërkesave janë miratuar me......

SHBA konfirmon Sekretarin e ri të Thesarit - Kush është Scott Bessent, që do të luaj një rol kyç në planin e taksave të Trump?!
Senati amerikan konfirmoi investitorin miliarder Scott Bessent për të shërbyer si sekretar i thesarit të Presidentit Donald Trump, duke i dhënë atij aktin......

Rama përgënjeshtron: Shqipëria nuk mund të mbajë një përgjegjësi të tillë për Gazën!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar fuqishëm ndaj lajmeve të rreme që sugjerojnë përfshirjen e Shqipërisë në ndonjë plan për të marrë përgjegjësi......

Anija ‘Cassiopeia’ me 49 emigrantë në bord mbërrin sot në Shëngjin
Sipas raportimeve, anija patrulluese e Marinës italiane Cassiopea, e cila mbante 49 emigrantët e kapur gjatë fundjavës në ujërat ndërkombëtare në jug të......

Afganët në Shqipëri përballen me pasiguri pasi Trump pezullon programin e refugjatëve!
Në Shqipëri, mijëra afganë që u larguan nga vendi i tyre për t'i shpëtuar pushtimit të talebanëve po përballen me pasiguri teksa presin miratimin e vizave......

Siguria ushqimore/ Denaj: Janë lëshuar 48,232 certifikata për lëvizjen e kafshëve!
Sipas informacionit të publikuar për mediat gjatë vitit 2024, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka lëshuar 48,232 certifikata për lëvizjen e......