Desktop - General - 1
Bota Postuar më 31 Tetor 2025, 10:25

Microsoft investon 35 miliardë euro për “IA” - Raporton mbi 77 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e fundit

Nga Kristi Ceta

Microsoft investon 35 miliardë euro për “IA” - Raporton

Microsoft tejkaloi parashikimet për shitjet në tremujorin e fundit, duke raportuar 77.7 miliardë dollarë të ardhura dhe 30.8 miliardë dollarë fitime. Megjithatë, kompania surprizoi disa investitorë me shkallën e shpenzimeve të saj për infrastrukturën “cloud” dhe inteligjencën artificiale, duke ulur aksionet më shumë se 3%.

Gjiganti teknologjik tha se kishte shpenzuar pothuajse 35 miliardë dollarë në tremujorin korrik-shtator për shpenzime kapitale që mbështesin kërkesën për inteligjencën artificiale dhe “cloud”. Afërsisht gjysma e kësaj shume shkoi për çipet kompjuterike, ndërsa pjesa tjetër për qendrat e të dhënave.

Shpenzimet e zbehën entuziazmin e raportit të Microsoft për një rritje prej 22% të fitimit tremujor, në 30.8 miliardë dollarë, ose 4.13 dollarë për aksion.

Kompania u shpreh se këto rezultate nuk përfshijnë ndikimet e investimeve në OpenAI, një përpjekje për “të sqaruar” se si këto humbje ndikuan në biznesin kryesor të Microsoft.

Rezultatet erdhën një ditë pasi një marrëveshje e re me OpenAI ngriti vlerësimin e Microsoft në 4 trilionë dollarë për herë të dytë këtë vit.

Edhe pse nuk është më ofruesi ekskluziv i infrastrukturës “cloud” për OpenAI, gjiganti teknologjik do të mbajë të drejtat komerciale mbi produktet e startup-it deri në vitin 2032 dhe do të marrë rreth 27% të aksioneve në njësinë e re fitimprurëse të OpenAI.

Vlera e Microsoft kishte shkuar edhe më parë mbi 4 trilionë dollarë (€3.44 trilion) në muajin korrik, duke u bërë kompania e dytë pas Nvidia-s që arrin këtë shifër. Vlerësimet jashtëzakonisht të larta tregojnë entuziazmin e investitorëve për inteligjencën artificiale, pavarësisht se disa prej tyre shqetësohen se mund të kthehet në një dështim nëse produktet nuk arrijnë ta transformojnë tregun.

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat