Bota Postuar më 6 Janar 2025, 14:31

Microsoft, 80 mld USD për inteligjencën artificiale - Kompania shton investimet për të zhvilluar qendrat e të dhënave

Nga Kristi Ceta

Microsoft, 80 mld USD për inteligjencën artificiale - Kompania shton

Microsoft po planifikon të investojë rreth 80 miliardë dollarë në vitin fiskal 2025 për zhvillimin e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale. Investimet në këtë sektor janë rritur që kur OpenAI prezantoi ChatGPT në 2022, ndërsa shumë kompani kërkojnë të integrojnë teknologjinë e re në produktet dhe shërbimet e tyre.

Inteligjenca artificiale kërkon sasi të mëdha energjie, duke nxitur kërkesën për qendra të specializuara të të dhënave që u mundësojnë kompanive të teknologjisë të lidhin mijëra çipe së bashku në grupime.

Microsoft ka investuar miliarda për të përmirësuar infrastrukturën e tij dhe për të zgjeruar rrjetin e qendrës së të dhënave. Analistët presin që shpenzimet kapitale fiskale të Microsoft për vitin 2025, të jenë 84.24 miliardë dollarë. Investimet kapitale të kompanisë në tremujorin e parë të vitit fiskal 2025 u rritën me 5.3%, në 20 miliardë dollarë.

Gjiganti i teknologjisë konsiderohet si një konkurrent kryesor midis kompanive të Big Tech në garën për inteligjencën artificiale për shkak të partneritetit ekskluziv me OpenAI.

Më shumë se gjysma e investimit prej 80 miliardë dollarësh të Microsoft do të jetë në Shtetet e Bashkuara, tha zëvendëskryetari Brad Smith.

“Shtetet e Bashkuara kryesojnë garën globale të inteligjencës artificiale falë investimit të kapitalit privat dhe inovacioneve nga kompanitë amerikane të të gjitha madhësive, nga start-up-et dinamike deri te ndërmarrjet e mirënjohura”, theksoi Smith.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat