Meta po krijon robotë humanoidë - Të udhëhequra nga “IA”, pajisjet do të ndihmojnë me punët e shtëpisë
Meta Platforms po krijon një divizion të ri brenda njësisë Reality Labs për të zhvilluar robotë humanoidë të fuqizuar nga inteligjenca artificiale që mund të ndihmojnë me detyra fizike. Kompania po hyn në fushën konkurruese të robotikës humanoide, duke iu bashkuar rivalëve të tillë si Figure AI e mbështetur nga Nvidia dhe Tesla.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se grupi i produkteve të robotikës do të përqendrohet në kërkimin dhe zhvillimin që përfshin "robotët humanoidë konsumatorë për të maksimizuar aftësitë e platformës së Llama".
Llama është emri i serisë kryesore të modeleve të fondacionit të inteligjencës artificiale, të cilat fuqizojnë një grup në rritje të produkteve gjeneruese në platformat e mediave sociale të kompanisë.
Njoftimi përfaqëson një bast të madh për njësinë e Reality Labs të Meta, që synon zhvillimin e teknologjive për të nxitur rritjen e ardhshme, por ka humbur para që nga themelimi i saj. Njësia humbi rreth 5 miliardë dollarë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.
Kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe startup-et po derdhin miliarda në zhvillimin e pajisjeve të fuqizuara nga inteligjenca artificiale për prodhim, logjistikë dhe detyra shtëpiake. Megjithatë, progresi në sektorin robotik ka qenë i ngadaltë, pasi studiuesit kanë zbuluar se përparimet e lidhura me gjuhën, që nxisin zhvillimin e chatbot-it, nuk kanë ndihmuar shumë në kuptimin e botës fizike.
Meta prej vitesh ka shpresuar të zhvillojë asistentë të inteligjencës artificiale që mund të shikojnë, dëgjojnë dhe lëvizin në botën reale. Shkencëtarët e kompanisë kanë theksuar kufizimet e modeleve gjuhësore dhe kanë shtuar përpjekjet për të krijuar lloje të reja që mund të kuptojnë më mirë hapësirën fizike.
Sondazh

“Evropa, në prag të një krize tjetër financiare” - Merz, i shqetësuar për borxhet e larta në vendet e BE-së
Friedrich Merz, kandidati favorit i Gjermanisë për t’u zgjedhur kancelar, u shpreh se është "shumë i shqetësuar" që Bashkimi Evropian po shkon drejt një......

Greqia, satelitë në hapësirë brenda vitit - Objektet do të monitorojnë fatkeqësitë natyrore, aktivitetin bujqësor
Greqia do të nisë mikrosatelitët e saj të parë në fund të vitit 2025, si pjesë e një strategjie kombëtare për të përmirësuar qeverisjen digjitale. Ministri i......

“Panelet diellore ulin faturat e energjisë me 24%”- Studimi bën thirrje për të mbështetur familjet e varfra në Britani
Familjet më të varfra në Britani mund të ulin faturat e energjisë me një të katërtën, nëse panelet diellore do të instaloheshin në çatitë e tyre, sipas......

BE planifikon bllokimin e importeve - Disa produkte ushqimore nuk do të lejohen, për të mbrojtur fermerët vendas
Bashkimi Evropian planifikon të bllokojë importet e disa produkteve ushqimore të prodhuara me standarde të ndryshme, për të mbrojtur fermerët......

Pse po vuan ekonomia gjermane?- Rusia, Kina dhe burokracia, ndër shkaktarët kryesorë
Gjermania nuk ka parë rritje të konsiderueshme ekonomike në pesë vitet e fundit. Është një situatë tronditëse për ekonominë më të madhe të Evropës, e cila......

Vota e diasporës, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor-Votohet edhe fondi për financimin e partive gjatë fushatës
Me 108 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës. Ndryshimet e miratuara parashikojnë eliminimin e......

Kuvendi miraton ndryshimin e ligjit për "trajtimin e pronës" dhe përfundimin e procesit të kompensimit
Me 78 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi miratoi projektligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të......

Lehtësirat e prodhuesve në tregje ndërkombëtare-Konventa e PEM, Gonxhja: Synojmë reduktimin e kostove të sipërmarrjeve
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, në fjalën e tij në Kuvend, theksoi se projektligji i cili është pjesë e akteve ligjore të......