Meta, marrëveshje 10 mld USD me Google - Gjigantët teknologjikë bashkëpunojnë për shërbimet “cloud”
Google ka arritur një marrëveshje gjashtëvjeçare me Meta Platforms për shërbime “cloud”, me vlerë mbi 10 miliardë dollarë, tha për Reuters një burim i njohur me çështjen. Kjo është marrëveshja e dytë e madhe e Google kohët e fundit, pas asaj me OpenAI.
Sipas paktit, Meta do të përdorë serverët, hapësirën e ruajtjes, rrjetet dhe shërbimet e tjera të Google Cloud. Lajmi vjen pas deklaratave të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, në korrik, se kompania do të shpenzojë qindra miliarda dollarë për të ndërtuar disa qendra të mëdha të të dhënave për inteligjencën artificiale.
Muajin e kaluar, gjiganti teknologjik i drejtuar nga Zuckerberg rriti parashikimin për shpenzimet kapitale vjetore, duke e çuar minimumin nga 64 në 66 miliardë dollarë, me një kufi maksimal deri në 72 miliardë.
Meta ka bërë të ditur në një deklaratë të fundit se po kërkon partnerë të jashtëm për të ndihmuar në financimin e infrastrukturës masive për inteligjencën artificiale, duke përfshirë edhe planin për të shitur asete të qendrave të të dhënave me vlerë rreth 2 miliardë dollarë.
Ndërkohë, në qershor, Reuters raportoi se edhe OpenAI po planifikonte të përdorte shërbimet e Google Cloud për të përballuar nevojat gjithnjë në rritje për kapacitet kompjuterik, një bashkëpunim i papritur mes dy konkurrentëve të mëdhenj në fushën e inteligjencës artificiale.
Në këtë atmosferë marrëveshjesh të mëdha, Google Cloud raportoi një rritje prej pothuajse 32% në të ardhurat për tremujorin e dytë të vitit, duke tejkaluar pritshmëritë e tregut.

Tkurret ekonomia gjermane - Shkak, rënia e eksporteve dhe prodhimit industrial
Ekonomia e Gjermanisë u tkurr me 0.3% në tremujorin e dytë, në raport me periudhën janar-mars. Kjo tkurrje erdhi si pasojë e ngadalësimit të kërkesës nga......

Doganat, sisteme digjitale sipas standardeve të BE-së - Strategji e re, çfarë ndryshon për sipërmarrjet në vend?
Së shpejti pritet të hidhet për konsultim publik strategjia e re për sistemet dixhitale doganore, sipas standardeve të Bashkimit Europian. Drejtoria e......

BE-SHBA/ 15% tarifë gjithëpërfshirëse për mallrat europiane!
Deklarata e përbashkët, e cila vjen gati një muaj pas marrëveshjes tregtare, po përshkruhet si një "hap i parë" nga ana e BE -së, e cila shpreson të sigurojë......

Shqiptarët “braktisin” kredinë afatshkurtër - BSH: Zbret në 198 miliardë lekë në qershor. Ajo afatmesme fiton më shumë terren
Shqiptarët po marrin gjithnjë e më tepër kredi afatgjata ose afatmesme, ndërsa po heqin dorë nga kreditë afatshkurtra. Të dhënat më të fundit nga Banka e......

Rritja e konsumit mbushi arkën e shtetit - 7-mujori, 301 milionë euro më shumë në buxhet
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 432,7 miliardë lekë në 7-mujorin ë parë të vitit duke regjistruar një rritje me afro 30.1 miliardë lekë apo 301 milionë euro në......

Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit - Hapet tenderi për punimet, do zgjatin 8 javë nga nënshkrimi i kontratës
Me një fond limit prej 107.6 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat. Hapja e......

Produktet e gatshme, në tregjet botërore - Rritet eksporti i agroindustrial, verërat shqiptare gjejnë më shumë hapësira
Trendin e rritjes së eksporteve përgjatë këtij vitit e ka ndjekur edhe agroindustria. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se sektori i......

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç - Ethel Caterham ka lindur 5 vjet para fillimit të Luftës së Parë Botërore
Personi më i vjetër në botë ka festuar 116-vjetorin në Surrey. Ethel Caterham u bë personi më i vjetër në muajin prill, pas vdekjes së murgeshës braziliane......