Bota Postuar më 20 Shkurt 2025, 12:53

Meta, kabllo nënujore më të gjatë në botë - Me gjatësi 50,000 km, projekti do të ndërlidhë shumë kontinente

Nga Kristi Ceta

Meta, kabllo nënujore më të gjatë në botë - Me

Meta ka njoftuar planet për të ndërtuar një kabllo nënujore 50,000 kilometra të gjatë në të gjithë botën. Gjiganti i teknologjisë tha se Projekti Waterworth, që lidh SHBA-në, Indinë, Afrikën e Jugut, Brazilin dhe rajone të tjera, do të jetë projekti më i gjatë i kabllove nënujore në botë kur të përfundojë.

Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka kërkuar të zgjerojë praninë e saj në teknologji përtej mediave sociale, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe infrastrukturën që e mbështet atë.

“Ky projekt do të mundësojë një bashkëpunim më të madh ekonomik, do të lehtësojë përfshirjen digjitale dhe do të hapë mundësi për zhvillim teknologjik në këto rajone”, tha Meta në një postim në blog.

Kabllot nënujore janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme, pasi ato ofrojnë mjetet për të fuqizuar një sërë shërbimesh digjitale dhe për të transferuar të dhëna në mbarë botën me shpejtësi. Më shumë se 95 për qind e trafikut të internetit në botë, transferohet përmes tyre.

Firma e kërkimit të tregut të telekomunikacionit TeleGeography, thotë se aktualisht ekzistojnë më shumë se 600 sisteme kabllore nënujore të njohura publikisht në mbarë botën.

Edhe firmat e teknologjisë që shërbejnë si ofruesit kryesorë të shërbimeve të internetit, kanë investuar shuma të mëdha në infrastrukturën kabllore. Google tha në vitin 2024 se do të ndërtonte kabllon e parë nënujore që lidh Afrikën me Australinë, dhe njoftoi një investim prej 1 miliard dollarësh për të shtuar dy lidhje të reja nënujore me Japoninë në Oqeanin Paqësor.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat