Bota Postuar më 27 Janar 2025, 14:56

Meta, 65 mld USD investime për “IA” - Më shumë vende pune, qendra të dhënash për të rritur konkurrencën në treg

Nga Kristi Ceta

Meta, 65 mld USD investime për “IA” - Më shumë vende

Meta Platforms planifikon të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj të inteligjencës artificiale, tha CEO Mark Zuckerberg. Kompania synon të forcojë pozicionin e kompanisë kundër rivalëve OpenAI dhe Google në garën për të dominuar teknologjinë.

Si pjesë e investimit, Meta do të rrisë punësimin në pozicione që lidhen me inteligjencën artificiale dhe do të ndërtojë një qendër të dhënash prej më shumë se 2 gigavat, e cila do të ishte mjaft e madhe për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të Manhatanit.

Kompania synon ta mbyllë vitin me mbi 1.3 milionë procesorë grafikë dhe planifikon të sjellë rreth 1 GW fuqi kompjuterike online në vitin 2025.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se OpenAI, SoftBank dhe Oracle do të formojnë një sipërmarrje të quajtur Stargate dhe do të investojnë 500 miliardë dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale.

Në fillim të këtij muaji, Microsoft tha se po planifikonte të investonte rreth 80 miliardë dollarë në vitin fiskal 2025 për të zhvilluar qendrat e të dhënave, ndërsa Amazon ka thënë se shpenzimet për vitin 2025 do të ishin më të larta se 75 miliardë dollarë që realizoi në 2024.

Meta është shfaqur si një protagonist në garën e teknologjisë së re me chatbotin e inteligjencës artificiale, syzet inteligjente Ray-Ban dhe qasjen me burim të hapur të modeleve Llama.

Zuckerberg pret që asistenti i IA, i disponueshëm në të gjitha shërbimet, t'u shërbejë më shumë se 1 miliard njerëzve në vitin 2025, nga rreth 600 milionë përdorues aktivë mujorë që kishte vitin e kaluar.

Shpenzimet kapitale prej 60 deri në 65 miliardë dollarëve të vlerësuara për vitin 2025 do të shënonin një rritje të konsiderueshme nga viti i kaluar, kur u raportua një shifër prej 40 miliardë dollarësh.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat