Bota Postuar më 13 Gusht 2025, 11:48

Më shumë naftë në treg në vitin 2025 - IEA rrit parashikimin pas vendimit të OPEC+ për të shtuar prodhimin

Nga Kristi Ceta

Më shumë naftë në treg në vitin 2025 - IEA rrit

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se ka rritur parashikimin për furnizimin me naftë për këtë vit, pas vendimit të grupit prodhues OPEC+ për të shtuar prodhimin. Në të njëjtën kohë, Agjencia uli parashikimin për kërkesën globale.

Organizata pret që furnizimi global me naftë të rritet me 2.5 milionë fuçi në ditë në vitin 2025, nga 2.1 milionë fuçi që priteshin më parë, thuhet në raportin mujor që këshillon vendet e industrializuara.

Ndërsa kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 680 mijë fuçi në ditë këtë vit, më pak se 700 mijë fuçi që ishte parashikuar më parë, sipas agjencisë me bazë në Paris.

“Të dhënat më të fundit tregojnë për kërkesë të dobët në ekonomitë kryesore. Gjithashtu, me besimin e konsumatorëve ende në nivele të ulëta, një rikuperim i shpejtë duket i largët,” informon dokumenti.

Çmimet e naftës pësuan një rënie të lehtë pas publikimit të raportit, ndërsa investitorët tregohen të kujdesshëm përballë sinjaleve të ngadalësimit ekonomik.

Pavarësisht zgjerimit të prodhimit nga vendet e OPEC+, prodhuesit jashtë këtij grupi do të vazhdojnë të udhëheqin rritjen globale të furnizimit në 2025-n, si dhe në vitin e ardhshëm.

Megjithëse uli parashikimin për kërkesën, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret që përpunimi global i naftës t’i afrohet një niveli rekord prej 85.6 milionë fuçish në ditë në muajin gusht.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat