Më pak orë pune, më shumë pushim! - Polonia teston modelin e javës 4-ditore
Polonia ka prezantuar në korrik eksperimentin e një jave pune të shkurtuar, ndërsa qeveria synon të përmbushë nevojat sociale. Ideja e reduktimit të kohës së punës ka marrë vëmendje të madhe kohët e fundit. Prej disa vitesh, kjo temë është diskutuar rregullisht në publik, jo vetëm në Poloni, por edhe në shumë shtete të tjera.
Punonjësit pohojnë shpesh se janë të mbingarkuar dhe u mungon koha për jetën private, shëndetin dhe familjen. Statistikat në Poloni e përforcojnë këtë perceptim; vendi është ndër më të ngarkuarit në Bashkimin Evropian për sa u përket orëve të punës.
Ndërkohë, gjithmonë e më shumë shtete po eksperimentojnë me oraret më të shkurtra. Në Islandë, Belgjikë, Spanjë e madje edhe në Japoni, janë testuar ose zbatuar modele të ndryshme të javës së shkurtuar të punës. Rezultatet kanë qenë kryesisht pozitive, duke reflektuar produktivitet më të lartë, më pak mungesa për arsye shëndetësore dhe përmirësim të klimës në zyrë.
Tregu i sotëm i punës është krejt ndryshe nga ai i një shekulli më parë, kur u vendos për herë të parë dita tetëorëshe e punës në Poloni. Falë teknologjisë, automatizimit dhe ndryshimeve shoqërore, shumë punë të realizohen më shpejt dhe me efikasitet më të lartë. Sot, më shumë se kurrë, nuk është koha e kaluar në zyrë ajo që ka rëndësi, por cilësia e punës së kryer.
Kompanitë e mëdha, veçanërisht në industrinë kreative dhe të teknologjisë, po e shikojnë me interes këtë ide. Disa prej tyre kanë filluar të zbatojnë orare fleksibël ose të testojnë javët e shkurtuara të punës. Situata është më ndryshe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), të cilat zakonisht tregohen më të kujdesshme. Ato shqetësohen se një javë më e shkurtër mund të çojë në probleme me likuiditetin, ulje të të ardhurave apo nevojën për të punësuar staf shtesë.
Pikërisht për këtë arsye, mbështetja financiare e qeverisë mund të jetë vendimtare për bizneset që testojnë këtë model të ri pune.

Të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet në Teksas - Autoritetet shpallin gjendje emergjence, 237 persona evakuohen
Shirat e stuhishëm sollën përmbytje të mëdha përgjatë lumit Guadalupe në Teksas, duke shkaktuar të paktën 24 të vdekur. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po......

Biznesi dhe investimet me orientim nga BE dhe inovacioni - Çfarë parashikon Strategjia e Zhvillimi të Biznesit dhe Investimeve?
Në Konsultimet Publike, është publikuar projekt vendimi për disa shtesa e ndryshime “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të biznesit dhe investimeve,......

“Marco Rubio do të vijë në Tiranë”! - Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën, në emër të kryeministrit Rama
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio gjatë festimeve të ditës së pavarësisë, ku shprehet se e......

Mashtrimi i Bankers me taksat, Gjykata nis procesin - Penalizimi pas 6 muajve hetime nga Drejtoria e Tatimeve
Drejtuesit e kompanisë “Bankers Petroleum” do të përballen me procesin gjyqësor që ka nisur në gjykatën e Fierit. Të shtunën paradite të arrestuarit në......

Kina vendos tarifa 35% për konjakun e BE - Kompanitë që mbajnë çmime minimale do të përjashtohen nga masa
Ministria e Tregtisë në Kinë dha vendimin përfundimtar mbi konjakun që vjen nga Bashkimi Evropian, duke vendosur tarifa deri në 34.9% për një periudhë......

Trump, gati tarifat për 12 shtete - Dokumentet e nënshkruara do të hyjnë në fuqi më 1 gusht
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka nënshkruar letra për 12 vende, ku përcaktohen nivelet e ndryshme të tarifave me të cilat do të përballen shtetet......

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas? -Studimi/ Masat që duhen ndërmarrë për të plotësuar nevojën për konsum
Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas......

Temu i "rrëmben" fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin
Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë......