Mbyllja e Hormuzit i sjell miliarda Rusisë - Me naftën 100 usd/fuçi të ardhurat shtesë priten rreth 50 mld usd/vit

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po i sjell Rusisë të ardhura shtesë prej mbi dhjetë miliardë euro në muaj nga eksporti i naftës, gazit dhe plehrave kimike. Rusia po përfiton nga rritja e çmimeve të lëndëve të para në tregun botëror, pasi po eksporton nëpërmjet rrugëve të tjera.
Ndikimi i çmimeve të larta të naftës është veçanërisht i rëndësishëm. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent tejkaloi 111 dollarë për fuçi në fillim të javës. Kjo është pothuajse 40 dollarë më shumë se para luftës. Kjo është me rëndësi të madhe për buxhetin rus, sepse varet shumë nga të ardhurat nga nafta dhe gazi. Para luftës në Iran, çmim shkoi deri në 59 dollarë për fuçi. Rusia shënoi madje një deficit për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës.
Me një çmim prej 100 dollarësh për fuçi, Rusia do të marrë edhe dhjetëra miliardë. Vetëm nga nafta dhe gazi, në nivelet aktuale të çmimeve, janë të mundshme të ardhura shtesë prej rreth 50 miliardë dollarësh në vit. Analistët presin të ardhura më të mëdha për Rusinë edhe nga plehrat kimike, ku skenari mesatar parashikon deri në 8.9 miliardë euro më shumë.
Shtimi i eksportit ndikon në financimin e luftës në Ukrainë. Në Moskë, shpresojnë se çmimet do të shkojnë deri në 200 dollarë për fuçi. Në këtë rast, të ardhurat do të arrinin në 350.4 miliardë dollarë, përkatësisht, 247 miliardë dollarë më shumë se shuma e buxhetuar.
Me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, shumë vende po importojnë ndjeshëm më pak lëndë të para ruse, por tregtia normale vazhdon me shumë vende të tjera dhe përmes rrugëve të tjera.
“Rikthimi në normalitet kërkon kohë” - Kreu i IATA flet për të ardhmen e aviacionit civil global
Kreu i një organi që përfaqëson linjat ajrore globale paralajmëroi të mërkurën se do të duhen muaj që furnizimi me karburant për avionë të rikuperohet edhe......
Arrihet amëpushimi dyjavor SHBA-Iran/ Çmimet globale të naftës ranë menjëherë nën 100 usd/fuçi
Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor vetëm një orë para se të skadonte afati i fundit i Presidentit Donald Trump për......
Shtohet kërkesa për motoçikleta elektrike - Shtrenjtimi i pandalshëm i naftës, “lulëzon” fabrikat kineze
Motoçikletat elektrike kineze po fitojnë popullaritet në tregjet e huaja për shkak të rritjes së çmimeve ndërkombëtare të naftës të nxitura nga konfliktet......
Përgatitjet për turizmin, kryeministri Rama inspekton projektet në Bashkinë e Lezhës
Zona e Tales në Lezhë, është prej kohësh një destinacion i përzgjedhur turistik, i cili çdo vit e më shumë po tërheq një numër në rritje vizitorësh. Për të......
Rijetëzimi i kullave në veri: Sfidë pronësia, Gonxhja: Turizmi aset ekonomik i zonave veriore
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi një nga projektet kryesore për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në vend,......
Ministrat Malaj dhe Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, pritën sot në një takim në Ministrinë e Bujqësisë......
“Nafta në bujqësi mbulohet përmes rimbursimit 10%” - Zv.Ministri i Bujqësisë, Guri: Është ndër inputet kryesore, mbrojtje më e gjerë
Fermerët do të mbështeten këtë vit për blerjen e inputeve bujqësore me qëllim uljen e kostove të tyre dhe rritjen e prodhimit. Zv.Ministri i Bujqësisë,......
“Synohet rekrutimi i më të mirëve” - Kryeministri Rama prezanton platformën për vendet e lira të punës në sektorin publik
Qeveria ka prezantuar platformën e re puna.gov.al ku të rinjtë mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Administratës Publike. Kryeministri Edi Rama, në fjalën......


